Google search engine
Home Kronike Një muaj pas shpërthimit me tritol në automjetin e tij, Policia merr...

Një muaj pas shpërthimit me tritol në automjetin e tij, Policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqirin dhe familjen e tij

0
8

Policia ka marrë në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri, një muaj pas shpërthimit me tritol në automjetin e tij, i cili ishte i regjistruar në emër të bashkëshortes, Nexhi Beqiri. Sipas burimeve, Policia e ka cilësuar rrezikun ndaj avokatit Beqiri si të përsëritur dhe për këtë arsye, ka marrë masa konkrete për garantimin e sigurisë së tij dhe të familjarëve. Mësohet se Beqiri i ishte drejtuar Platformës së Bashkëqeverisjes me një kërkesë, ku kishte ngritur shqetësimin për marrjen e shërbimit dhe reagimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa ende nuk është identifikuar personi apo personat që vendosën lëndën eksplozive, e cila shpërtheu më 13 tetor, poshtë pallatit ku banon familja Beqiri, pranë Gjykatës Civile të Tiranës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Automjeti tip “Benz” pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e pasme, ndërsa nga fuqia e shpërthimit u dëmtuan edhe xhamat e disa apartamenteve në pallatin pranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here