Ledi Shamku tregon raportet me dhëndrin e saj Belind Këlliçi: E mbështeta, ja çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve

0
84

Ledi Shamku Shkreli, dikur deputete e Partisë Socialiste, ka zgjedhur që në zgjedhjet e kaluara lokale të 14 majit të ndihmojë PD-në.  Kjo pasi kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin është i fejuari i vajzës së saj, Anës. E ftuar në një studio televizive, ajo ka treguar se e ka mbështetur Këlliçin, pasi ka besuar te natyra dhe vizioni i tij, por dhe sepse kanë shumë ngjashmëri në idetë për emancipimin e vendit. Por gjithashtu, zonja Shamku ka shtuar se edhe pse ka bindje të majta, kjo gjë nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Këlliçin. “Ka pasur mbështetjen time në garë, sepse unë kam besuar te ndershmëria e tij. Unë e njoh dhe sidomos kam besuar te natyra e tij demokratike. Në këtë pikë ngjajmë shumë, por ndoshta nga që jemi tirons. Bëj shaka. Është një djalë i shkolluar shumë mirë, shumë modern në vizionet e veta dhe kam ndjekur me vëmendje çdo ofertë të tij. Janë të gjitha oferta që i vlejnë qytetit dhe bashkësisë së qytetit. Kështu që në një far mënyre, unë mbështes dhe nuk shoh anë. Kemi diskutuar shpesh, ai nuk ka nevojë për mua. Nuk besoj se jemi në kushte që të kritikojmë njëri-tjetrin. Ne jemi shokë shpeshherë në biseda dhe bisedat tona kanë qene gjithmonë, sa i takon se sa bashkësi ka ky qytet, sa gjithëpërfshirje ka ky qytet, sa heterogjinitet ka ky qytet, cili është roli i gruas në vizionin e tij politikë. Jam gëzuar shumë kur e kam parë që është shumë i emancipuar në këtë pikë dhe cili është roli i më të dobëtit në këtë qytet, i pakicave, i minoritetit, i njerëzve të pamundur, etj”, deklaroi Shamku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here