Policia zbarkon në selinë e Arlind Qorit

0
75

Lëvizja Bashkë me drejtues Arlind Qorin ka denoncuar ndërhyrjen e policisë në zyrat e tyre pak orë pas protestës para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.

“Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.

Kjo është një tentativë e dëshpëruar për të na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë! Solidarizohuni!”, shkruhet në faqen zyrtare të Lëvizjes Bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here