‘Kërcet’ grushti në Kishën e Laçit, sulmohet rëndë roja objektit (foto)

0
58

Një incident është regjistruar ditën e sotme në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Mësohet se rojet private të objekti kulti janë konfliktuar fizikisht me shitësit ambulantë.

Raportohet se pas konfliktit ka mbetur i lënduar një nga rojet, teksa shkaku i ngjarjes dyshohet të ketë qenë tentativa e rojeve private për të nxjerrë shitësit ambulantë jashtë territorit të Kishës.

Në lidhje me këtë çështje, shefi i sigurisë së objektit ka bërë një denoncim, ku mes të tjerash shkruan: “Shitja në territorin e Kishës është e paligjshme. Të ndërhyjë policia për të larguar ambulantët”.

Janë publikuar dhe fotot e rojes së dhunuar i cili shfaqet i fashuar dhe me shenja në trup.

   'Kërcet' grushti në Kishën e Laçit, sulmohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here