Një skandal me efekte groteske po përfshin ekzekutivin italian/ “Stuhi” mbi kryeministren italiane: I emëruari i saj i parë …

0
84

Një skandal me efekte pothuajse groteske po përfshin ekzekutivin italian të drejtuar nga Giorgia Meloni. Një nga emërimet e para të kryeministres italiane, Claudio Anastasio, ka dhënë pas pak javësh dorëheqjen pas një skandali që ka të bëj jo me punën e tij, por me një letër që ai i ka dërguar bordit të sipërmarrjes publike që sapo kishte filluar të drejtonte.

Letra, plot retorikë dhe një stil të vjetër shkrimi, kaloi disa ditë pa hyre nën llupën e mediave, por më pas nisi një stuhi e vërtetë dhe e pashmangshme. Teksti është një kopje ekzakte, me shumë pak ndryshime, të fjalimit që Benito Mussolini mbajti përballë parlamentit në 3 janarin e vitit 1925.

Një skandal me efekte groteske po përfshin ekzekutivin italian/

Jo një fjalim i zakonshëm, por fjalimi që historianët cilësojnë si fillimi i diktaturës fashiste. Një fjalim ku diktatori italian  merr përgjegjësitë e veta historike për vrasjen nga ana e simpatizantëve fashistë të deputetit socialist Giacomo Matteotti, një nga kundërshtarët e tij më të ashpër në parlament, e ndodhur në qershorin  e vitit 1924. Pas fjalimit, forcat e majta dhe të qendrës braktisën parlamentin që nga ai moment, deri në 1942, do të jetë pothuajse një monopol fashist.

 Një skandal me efekte groteske po përfshin ekzekutivin italian/

Pothuajse një shekull më vonë, zyrtari i lartë i emëruar si president i shoqërisë 3-I, 100% shtetërore dhe që do të menaxhonte faqet dhe portalet kryesore shtetërore, nga Fondi i Pensioneve tek Instati, nga ministritë e ndryshme te Kryeministria, me një sy të madh tek rreziku i sulmeve kibernetike.

Rreziku më i madh vinte ndërkohë pikërisht nga kreu i kësaj sipërmarrje, që në një moment ekzaltimi dëlirat vendosi të kopjojë praktikisht Duçen, thjesht duke ndryshuar termin fashizëm me emrin e sipërmarrjes.

Pasi letra filloi të bëhej virale, Anastasio dha menjëherë një dorëheqje që duket qartësisht e urdhëruar, por nuk shuan polemikat mbi një ekzekutiv që edhe pa këtë skandal cilësohet si më i djathti pas luftës së dytë botërore, me eksponentë që nuk kanë mohuar kurrë pjesëmarrjen e tyre në grupe të ekstremit të djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here