SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së AKU

0
196

Një tender me shkelje të hapura ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur verifikimet.

Mësohet se çështja është duke u hetuar nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU), Jeta Deda. Dedajt i është kërkuar të dorëzojë telefonin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here