Një bum i madh çështjesh për tu ndjekur! Harta e re gjyqësore, kreu i KLGJ sqaron qytetarët se si do veprohet: Si do të gjykohen dosjet e “Apeleve”

0
121

Ndonëse ka hyrë në fuqi harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ Naureda Llagami sqaron qytetarët se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Sipas Llagamit janë 1868 çështje që vazhdojnë gjykimin në rrethe.

“Çdo çështje që ka filluar gjykimin në gjykata e dikurshme të Apelit do vazhdojë gjykimi. 1868 çështje që vazhdojnë. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore. Sipas llogaritjeve, çdo gjyqtar i kësaj gjykate do të ketë rreth 1080 çështje. Pra, çdo gjyqtar këtu ka më pak çështje se sa ka një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që ka shkuar në 1500 çështje. Që do të thotë që puna që ne do bëjmë këtu dhe mbështetja që do të kemi këtu padyshim që do ketë një impakt të madh në uljen e dosjeve dhe dhënien e shërbimeve për qytetarët. KLGJ ka marrë masa për staf administrativ cilësor. Kemi shkuar në nivelin që një gjyqtar të ketë 5.5 staf administrativ që asiston. Janë akomoduar të gjithë gjyqtarët. Këshilli po mendon për një gjykatë apeli të re, kemi mbështetjen e qeverisë dhe do të nisë projekti. A do ta kemi këtu ku jemi, duke ndërtuar një godinë të re dinjitoze, për të pasur një trupë prej 78 gjyqtarësh apo do ta kemi në një vend tjetër për ne nuk ka rëndësi. Për ne ka rëndësi që ne të kemi një njësi të mirë shërbimi që t’i ofrojmë qytetarit shërbim cilësor në kohë reale. ”, tha Llagami.

Llagami theksoi se qytetarët do i bëjnë kërkesat në vendet ku kanë qenë gjykatat e Apelit dhe se atje do ti marrin të gjitha informacionet që lidhen për çështjen e tyre gjyqësore.

“Ca do ndodhë me qytetarët? Nuk do ketë pengesë.  E vetmja pengesë që do ketë qytetari është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm. Qytetari do ta marrë shërbimin aty ku e ka marrë për gjithë këto vite, pra në godinën e Gjykatave të mëparshme të Apeleve dhe aty do të marrë një shërbim i cili do të jetë jo vetëm i lidhur me informacionin, për të depozituar të gjitha aktet që duhen dhe të gjitha kërkesat që duhen për një gjykim në Apel apo një gjykim në Gjykatën e Lartë, por edhe për informacion për dosjen e tij në Gjykatën e Apelit. Nuk do kemi asnjë kufizim edhe të aksesit në gjykatë për qytetarin. Dhe programimi i çështjeve do e bëjë të mundur që qytetari të kemi mundësi që të vijë në Gjykatën e Tiranës. Duke pasur një trupë të plotë siç është tashmë Gjykata e Apelit të Përgjithshëm, e cila do lejojë mundësinë që të krijohen dy seksione në këtë gjykatë, seksionin civil dhe seksionin penal, padyshim që qytetari nuk do ketë më dështim të seancave siç ndodhte më parë. A do e marrë shërbimin më kualitativ? Sa më shumë të specializuar të jenë gjyqtarët, aq më cilësor do jetë shërbimi. KLGJ po merr masa se si ta mbështesë këtë gjykatë. Sot që ne fillojmë gjykimet në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit nuk do dështojë asnjë seancë”, tha Llagami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here