Santos drejt pankinës së Polonisë, Koman rimerr Holandën

0
36

Tekniku Fernando Santos mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë mes palëve një marrëveshje është afër. Polonia thuhet se po i afrohet marrëveshjes me Santosin, me një kontratë që pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Ish-trajneri i Portugalisë thuhet se tani po diskuton detajet përfundimtare për të kompletuar marrëveshjen. Nëse arrihet marrëveshja, 68-vjeçari do të bëhej pasardhës i Çeslav Miçnieviç, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”. Santos është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u largua nga pozita e trajnerit te Portugalia pas eliminimit në Kupën e Botës. Ndërkohë, dje Holanda emëroi Roland Koman si trajner që pason Luis Van Gal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here