Karton i bardhë për “fair-play”, ndodh në Portugali

0
101

Rregulloret e futbollit ndryshojnë herë pas here, nëpërmjet vendimeve që merren pasi testohen të gjitha veprimet në terren nga shkencëtarë dhe ekspertë të specializuar të lojës. Futja e teknologjisë (VAR) e ka bërë futbollin më interesant, sidomos në aspektin e “fair-play”-it, por ka ende probleme që lindin si pasojë e vonesave në leximin e teknologjisë. Ndërkohë, një tjetër surprizë vjen në këtë aspekt në lidhje me dhënien e kartonëve, këtë herë kartonë që rrisin pikët e imazhit për lojtarët dhe klubet. kështu, kartoni i parë i bardhë i futbollit është shfaqur gjatë një ndeshjeje derbi në ligën e femrave të Portugalisë, në të cilën janë përballur Benfika dhe Sportingu i Lisbonës. Kartoni u dha për të njohur lojën e ndershme gjatë ndeshjes në këtë rast të dy ekipet mjekësore kishin nxituar për të ndihmuar një tifoz në tribunë. Kjo është hera e parë në historinë e futbollit që kartoni i bardhë është shfaqur. Këtë e bëri gjyqtarja Katarina Kampos. Publiku në tribuna e mirëpriti këtë veprim të gjyqtares dhe e duartrokiti. Kartonin e verdhë, ajo ia tregoi dy stafeve mjekësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here