Shërbimet e huaja “i plasin bombën” Sali Berishës, zbardhet kaseta me urdhrat e Ndrea Prendit për vrarë protestuesit e 21 janarit, priten arrestime të bujshme nga SPAK

0
41

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka bërë dje një deklaratë të fortë, ndërsa ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2021, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr dhe tregon se vrasjet janë bërë me urdhër. Po ashtu, referuar fjalëve të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi në protestën e 21 janarit, Hoxha zbulon se zoti Prendi iu kërkon vartësve të vetë: “Të mbahen ARMËT gati për zjarr, pastaj kur të them unë, në trup”. Gazeta “SOT” po sjellë të plotë përgjimin e publikuar nga gazetari Hoxha, prova këto që dalin pas 12 vitesh dhe që pritet të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, pse jo edhe të hetimeve për këtë maskara të kryer nga qeveria “Berisha” dhe “kamikazët” e tij në Gardë dhe Policia më 21 janar të vitit 2011, pasi mund të ketë arrestimet të bujshme nga SPAK për këtë çështje.

Gazetari: Prendi urdhëroi vrasjen e protestuesve

Më tej gazetari Artan Hoxha theksoi në një intervistë televizive se komunikimi i Prendit me vartësit është bërë në një kanal të veçantë radioje. Ai theksoi se në këtë kanal ka pasur akses edhe Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm. Oficerët kanë qëlluar me urdhër, komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Lluko. Audio që kam siguruar pas 12 vitesh, vërteton se vrasjet janë kryer me urdhër. Komunikimi është bërë nga një kanal i veçantë radiojeje, ku aty nuk komunikonin e gjithë garda, por vetëm një pjesë, ku më vonë u quajt edhe “grupi i zjarrit”. Në atë kanal radioje, ka qenë dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha”, deklaroi ai. Ndërkohë gazetari Hoxha nënvizoi se Prokuroria duhet t’i thërrasë një nga një të gjithë personat e përmendur në audio, së bashku me Lulzim Bashën, i cili duhet të tregojë se çfarë kanë komunikuar dhe çfarë ka dëgjuar.

Hoxha: Bisedat u përgjuan nga një vend aleat, u trondita kur i dëgjova

Por lidhur me këtë provë, të zbuluar vetëm 12 vite më vonë, gazetari Hoxha deklaroi se regjistrimi ishte bërë nga një vend aleat, pasi të gjithë regjistrimet e bëra nga autoritetet vendase, janë fshirë. “Pushteti u sigurua t’i fshinte pamjet. Përveç shqiptarëve, aty kishte dhe diplomatë të huaj. Kishte njerëz shumë tek kualifikuar të vendeve aleatë nuk mund të rinin pa e parë këtë ngjarje. Ata e kanë regjistruar këtë gjë dhe është mbajtur si provë. Më është vënë në dispozicion për të akorduar ngjarjet. Më është kërkuar të bëj mbivendosje, për të lidhur zërin me figurën. Jam tronditur kur e kam dëgjuar. Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes”, deklaroi dje Hoxha në emisonin “Zona Zero” në “Top Channel”. Ndërkohë gazetari Hoxha theksoi se ky material është ruajtur nga ambasadat, teksa shtoi më tej se ja ka dorëzuar familjes së Aleks Nikës që më pas ta dorëzojnë në SPAK. “Nuk e kemi çuar në SPAK, por kam njoftuar familjen e Aleks Nikës, sepse para dy vitesh dikush i ka shkuar dhe i ka çuar fotografinë e një oficeri dhe i ka thënë ky e vrarë. I ka thënë që të mos ngutet që të mos kemi një vëlla vrasje. Babai i Aleks Nikës e ka dëgjuar këtë përgjim dhe e ka kuptuar dhe mos bjerë më e provokimeve. Nga ai moment, ja kemi lënë në dorë familjes që t’ia japë ajo në dorë SPAK-ut.” nënvizoi gazetari Artan Hoxha.

Ja detaje nga PËRGJIMI:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj.

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë. Duhet të jeni gati për zjarr.

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë për në trup.

Ndrea Prendi: Artan Dëgjon? Artan dëgjon.

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak.

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova.

Ndrea Prendi: Ky është urdhri Dashamir. Dëgjuat?!

Ndrea Prendi: Dy efektiva të njësisë speciale Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta ta ta gjakos (urdhri për të vrarë)!

(Menjëherë dëgjohen të shtënat tek e tek, sërish dëgjohen 8 shtëna radhazi tek e tek)

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po Dëgjoj.

Ndrea Prendi: Kujdes municionin. Kujdes municionin.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova!

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj!

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem!

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here