Sekretarja britanike nuk pret më, kërkon vendimin ‘drastik’ për 7 mijë shqiptarë (Detajet)

0
163

Sekretarja e Punëve të Brendshme në Britani ka kërkuar përshpejtim të kthimit të 7 mijë azilantëve shqiptarë që ndodhen në Britani. Cooper shprehet se numri i azilantëve po rritet frikshëm, ndaj po merren masa për të përshpejtuar proceduart për kthimin e tyre.

“Ne do të përshpejtonim rastet nga vende të caktuara të sigurta – që përfshin edhe Shqipërinë – ku kohët e fundit ka pasur një rritje të madhe të njerëzve që mbërrijnë. Dhe çfarë do të thotë është se nëse çështjet janë qartazi të pabazuara, ato mund të vendosen shpejt dhe të kthehen me shpejtësi”, tha Yvette Cooper.

Këtë vit, 44,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla, dhe qeveria thotë se po shpenzon gati 5 milionë paund në ditë duke strehuar 37,000 njerëz në hotele ndërsa rastet e tyre janë duke u përpunuar. Shifrat e Home Office tregojnë se në vitin deri në qershor 2022, më shumë se 7,000 shqiptarë kanë bërë kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë mbërritur me varka të vogla. Vetëm 50 prej tyre deri më tani kanë marrë vendim, shkruan The Guardian.

Problemi po shkakton një dhimbje koke politike për Rishi Sunak, i cili është nën presionin e deputetëve të tij për të ndërmarrë veprime më të rrepta. Muajin e kaluar, 50 deputetë konservatorë i shkruan kryeministrit duke i kërkuar që të refuzojë automatikisht kërkesat për azil nga ata që pretendonin se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe t’i kthente në “fshatrat nga erdhën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here