Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael

0
116

Historiani Paskal Milo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer me deklaratën e strehimit të hebrenjve.

Milo tha në emisionin “Now” se nuk është e vërtetë që Shqipëria ka strehuar rreth 3 mijë e 700 hebrenj në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Ai deklaroi se në vendin tonë janë strehuar vetëm 200-300 hebrenj nga familjet shqiptare dhe jo nga shteti, ndërsa u kundërshtua nga drejtori i Arkivave, Ardit Bido.

Pjesë nga debati:

Paskal Milo: Kemi 30 vjet që ulemi dhe ngrihemi dhe flasim për  këtë ngjarje. Ne nuk duhet të hiperbolizojmë disa ngjarje siç kemi bërë deri tani. Dëgjova një deklaratë që bëri Rama në Izrael dhe foli që në Shqipëri ka pasur në luftën e Dytë Botërore 3 mijë e 700 hebrenj. Është absurde, nuk është e vërtetë. Ka vetëm 200-300 hebrenj.

Ardit Bido: Kjo është para luftës

Paskal Milo: Po flas më shumë përgjegjësi, në vitet e luftës, në Shqipëri nuk kanë qenë më shumë se 200-300 hebrenjë.

Ardit Bido: Kjo nuk është e vërtetë.

Paskal Milo: Nuk jam këtu për të korrigjuar gabimet e kryeministrit, ai është artist, unë jam historian. Flas me përgjegjësi. Janë familjet atdhetare që shpëtuan hebrenjtë, ata i fshehën ata i mbrojtën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here