“Në PD nuk më flet askush”/ Evi Kokalari zbardh prapaskenat dhe tregon çfarë ndodhi që u largua: I kam dhënë ndihmë Berishës, por s’mund të prekë integritetin tim

0
170

Evi Kokalari u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk është ndarë nga Sali Berisha apo PD-ja por duhet të kthehej në SHBA për të vijuar me jetën që ka ndërtuar atje.

“Nuk ndodhi absolutisht asnjë gjë përveç faktit që ishte një fakt i ditur, të paktën nga grupi i foltores, grupi i ngushtë i foltores që unë nuk kisha ndërmend të kthehesha, megjithëse i kisha mundësitë dhe më ishin dhënë mundësitë që të fusja kandidaturë. Jo se nuk e mendova por e kisha të vështirë që të lija gjërat në Amerikë për një post politik”, u shpreh ajo.

“Nuk ka pse të shkëputem me Sali Berishën sepse unë prej Sali Berishës erdha. Ai riktheu partia, hoqi Lulzim Bashën. Unë ngelem me Berishën. Unë nuk mund të sqaroj çdo njeri”, tha më tej Kokalari.

Kokalari nënvizoi se i ka dhënë shumë ndihmë Berishës por nuk mund të prekë integritetin e saj.

“Në PD nuk me flet askush. Unë i kam dhënë një ndihmë shumë të madhe Berishës, por integritetin tim nuk e prek. Unë nuk kam kërkuar ndonjëherë karrige”, u shpreh ajo.

Po të isha në Shqipëri, disa gjëra do të ishin ndryshe në PD. 30 vjet ne akoma jemi duke vuajtur politikën e keqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here