Google search engine
Home Kronike ‘Mi ço një herë or…’, dalin në ‘skenë’ kimistët kolumbianë që do...

‘Mi ço një herë or…’, dalin në ‘skenë’ kimistët kolumbianë që do ‘pastronin’ kokainën: Ja kanë q* robt shpisë

0
209

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Implikimi i të fejuarës së Denilson Çervanakut, në këtë aktivitet kriminal, siç del edhe më poshtë, vërtetohet edhe në përgjimet e kryera gjatë kohës që malli ishte parkuar tashmë në oborrin e familjes Çervanaku, në fshatin Frakull e Madhe, në Fier.

Ku gjatë një bisede të përgjuar më 21 Tetor 2022, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi Ferhati, flasin për takimet e ndryshme që po bëheshin ndërkohë. Si edhe paratë që po mblidheshin nga persona të tretë për llogari të Nikolin Gjolenës. Apo siç thamë, i njohur ndryshe si ‘Lushnjari’. Që del të jetë edhe organizatori i vërtetë i ngarkesës.

Por ndërsa bëheshin këto biseda, në rrjetën e përgjimeve bie edhe një tjetër komunikim. Këtë herë, midis Denilsonit dhe një personi me emrin Sabah. Ky i ky i fundit i shpreh shqetësimin Denilsonit, se personat që i ky i fundit i ka dërguar në banesën që Sabahu ka marrë me qera, i kanë shkatërruar orenditë. Duke i shkaktuar sipas tij një dëm deri në 10 mijë euro. Dëme, të cilat Sabahu, thotë se i kishte fotografuar.

Gjë e cila krijoi te hetuesit dyshimin e bazuar se Denilsoni dhe bashkëpunëtorët e tjerë kishin dërguar te shtëpia e marrë me qera nga Sabahu, ‘kimistët’ kolumbianë. Të cilët do të kryenin më tej ekstraktimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, nga sasia me pleh artificial.

Përgjim 26 Tetor 2022

Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah
D. Ç: O Loc

Sabahu: Hë vlla.

D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri

Sabahu: O vlla. Ja kanë q* robt shpis ata. Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?

Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.

D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here