Google search engine
Home Lifestyle Spektakël i vërtetë/ Jehonë ‘DailyMail’, tubimi i dytë më i madh në...

Spektakël i vërtetë/ Jehonë ‘DailyMail’, tubimi i dytë më i madh në Britani, me Lamborghini e Mercedesa 120 mijë £, shqiptarët ‘ndezin’ rrugët e Londrës. Dalin pamjet dhe videot

0
409

Festa e Pavarësisë ka bërë bashkë shqiptarët në vende të ndryshme të botës.

DailyMail ka sjellë në artikull për shqiptarët që jetojnë në Londër dhe organizimet e tyre me parada në rrugët e Britanisë, me flamurin kuq e zi për të festuar.

Qindra shqiptarë shkruan dailymail kanë dalë në rrugët e Londrës me makina të shtrenjta për të festuar ditën  e pavarësisë së Shqipërisë.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Audi, Range Rovers, Porsche e Lamborghini shihen në videot e shpërndara në rrjete sociale.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Burra dhe gra shihen duke valëvitur flamurin shqiptar, duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.

Ndërkohë në rrugën e Londrës nuk kanë munguar as efektivët e policisë, duke u përpjekur të përmirësojnë qarkullimin e automjeteve.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

“Kombi i vogël europian u bë i pavarur në 1912, vetëm 110 vjet më parë”, shkruan DailyMail.

Por nuk kanë munguar edhe komente kritike, pasi festimet kanë revoltuar shoferët , të cilët i kanë quajtur festime ‘egoiste’.

Festimet mbrëmë shënuan tubimin e dytë të madh të shqiptarëve në kryeqytet këtë muaj pas protestave kundër Sekretares së Brendshme, dy javë më parë.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Një grup protestuesish ndezën tërbim kur mbuluan flamurin e tyre mbi statujën e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit më 12 nëntor, ndërsa protestuan kundër deklaratave të bëra nga Suella Braverman.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën në Urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë që t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke deklaruar: “Jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

Spektakël i vërtetë/ Jehonë 'DailyMail', tubimi i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here