Sizmologu i famshëm grek flet mbi tërmetet e fundit që kanë goditur Greqinë: Nuk e prisnim! Çfarë e pret rajonin

0
162

Sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis ka bërë disa paralajmërime në lidhje me tërmetet e fundit në zonën e Evias në Greqi, të cilat sipas tij kanë ndodhur për arsye që nuk mund të shpjegohen ende me të dhënat që kanë institutet e sizmiologjisë në Greqi.

Tselentis thekson për mediat greke se zona ku kanë ndodhur tërmetet e fundit nuk njihet si një rajon me aktivitet sizmik edhe pse muajt e fundit është vërejtur një shtim i lëkundjeve në këtë perimetër.

“Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai për mediat lokale.

Gjatë javëve të fundit është Turqia është përballur me tërmete të ngjashme, madje edhe më të fortë, gjë që mund të tregojë se ka një lidhje mes tyre, por Tselentis e mohon këtë.

“Nuk shoh ndonjë lidhje mes tërmeteve në Anadoll dhe atyre në Greqi tani. Nuk janë e njëjta linjë thyerje e pllakave të tokës”, shprehet ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here