“Do përjashtohen edhe nga tarifa e studimit”/ Kushi zbardh vendimin pas mbledhjes së Qeverisë, thirrje studentëve: Aplikoni për bursa, janë të barazvlefshme me pagën minimale. Ja kriteret që duhet të plotësoni

0
54

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka bërë thirrje studentëve të cilët plotësojnë kriteret, të aplikojnë për bursë studimi që do të jenë të barazvlefshme me pagën minimale dhe gjithashtu do të përjashtohen dhe nga tarifat e studimit.

Kushi bëri me dije se është krijuar edhe një institucion specifik, i quajtur Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë, i cili sipas saj është përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohen nga ministria e Arsimit.

“I bëj thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa studimi të cilat ne tashmë i kemi shpallur me një thirrje të hapur për të gjitha universitetet e vendit. Është fjala për bursat e studimit që janë të barazvlefshme me pagën minimale dhe që janë parashikuar për të gjithë ata studentë që plotësojnë 3 kriteret kryesore:

Studentët që kanë mbaruar me të gjitha 10-ta shkollën e mesme dhe gjithashtu në provimet e Maturës kanë marrë minimumi 9.5 në secilin prej provimeve.

Përfitojnë të gjithë ata që pavarësisht mesatares kanë arritur të marrin 1 nga 3 çmimet e para në olimpiadat ndërkombëtare dhe janë regjistruar në programe studimi që lidhen me fushën ku kanë marrë çmimin.

Ata studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare dhe që e kanë mesataren 8.5. Pra, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar për programet e mësuesisë, bujqësisë, turizmit dhe gjithë lista që është bërë publike.

Do t’i ftoja studentët që të përfitojnë që plotësojnë këto kritere se kanë jo vetëm bursa, por edhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të Janarit.

Institucioni i ri që kemi krijuar, Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë është institucioni përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohet nga ministria”-tha Kushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here