Finalizohet operacioni/ Arrestohet biznesmeni i fuqishëm shqiptar

0
152

Është arrestuar biznesmeni kosovar Bajram Gashani, pronar i “BAU Holding”, si i dyshuar në rastin “Brezovica”. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Reporteri.net, Prokurori i rastit, Rasim Maloku, por duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndërkaq, sipas raportimit të policisë, i njëjti është arrestuar dje rreth orës 15:00 dhe është dërguar në mbajtje.

“DHËNJE E RYSHFETIT & USHTRIM I NDIKIMIT-Brezovicë, Shtërpcë, Viti 2016. Në lidhje me rastin më 05.10.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Finalizohet operacioni/ Arrestohet biznesmeni i fuqishëm shqiptar

Pronari i “BAU Holding” dhe disa bizneseve tjera, nuk është hera e parë që ka telashe të mëdha me ligjin dhe që del i dyshuar për përfshirje në raste të bujshme penale.

Bajram Gashani është edhe një nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Toka 2”, nën dyshimet për dallaveret me pronat në Çagllavicë.

Dosja “Brezovica” deri më tani ka dërguar prapa grilave mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here