De Biazi rinovon me Azerbajxhanin, një vit nuk mendohet të vijë tek Shqipëria

0
158

Ish-trajneri i Shqipërisë, ai që ka siguruar i vetmi deri tani kualifikimin e përfaqësueses tonë në fazën finale të një Europiani, Xhani De Biazi, nuk do të veshë tutat kuqezi. Kështu, trajneri italian mësohet se ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, duke iu dhënë fund shpresave për një kthim të mundshëm te Shqipëria. Rinovimin e kontratës me De Biazin e ka zyrtarizuar edhe federata e Azerbajxhanit të martën në sajtin e saj zyrtar. Me rinovimin e kontratës, De Biazi do të jetë në krye të Përfaqësueses së Azerbajxhanit deri në nëntorin e vitit 2023. Pra, ai do ta udhëheq Azerbajxhanin edhe në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024. “Kontrata me trajnerin e përfaqësueses së Azerbajxhanit, Xhani De Biazi, është rinovuar edhe për një cikël eliminator”, thuhej ndër të tjera në vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Federatës. De Biazi është mori drejtimin e Azerbajxhanit në vitin 2020 dhe firmosi kontratë dyvjeçare. 66-vjeçari ka qenë trajner i Shqipërisë për gjashtë vjet dhe ka arritur suksesin më të madh në histori të futbollit shqiptar. Ai e pati kualifikuar Shqipërinë në Evropianin e vitit 2016 në Francë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here