Panele diellore për familjet, hapet thirrja e parë për subvencionim 70% nga qeveria, ja kriteret

0
76

Për të gjithë konsumatorët familjarë që dëshirojnë të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit dhe të përfitojnë subvencionim nga qeveria, është hapur thirrja e parë. Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ky është programi i ri i qeverisë që do të subvencionojë 70% të financimit. Panelet diellore për ngrohjen e ujit për abonentët familjarë do të ndikojnë pozitivisht në uljen e konsumit të energjisë elektrike. “Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike. Ndërkohë, kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit janë si vijon: Subjekti (person fizik ose juridik) të jetë në status aktiv dhe i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e financimit; Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore; Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor; Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme”, thuhet në njoftimin Ministrisë së Energjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here