Pasi autoritetet në Mal të Zi e dëbuan, ambasadorit serb i konfiskohet makina e tij zyrtare me targa diplomatike

0
155

Vladimir Bozhoviç, ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, u shpreh se ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviç, ka urdhëruar që t’i konfiskohet makina e tij zyrtare me targa diplomatike, për shkak të së cilës ai mund të “ekspozohet ndaj persekutimit dhe rrezikut sa më të madh”. Ai e quan Selakoviçin “patriot të rremë”, i cili ndodhet aty “vetëm kur duhet të marrë një post ministror”. Pothuajse dy vite më parë, Vladimir Bozhoviç u shpall persona non grata në Mal të Zi, dhe përkundër kësaj, gjatë gjithë kohës merrte pagën e ambasadorit prej rreth 4400 euro. Ndonëse autoritetet malazeze e dëbuan, ai herë pas here shkonte në shtetin fqinj, dhe i kishte thënë opinionit se ende ishte ambasador i Serbisë në Mal të Zi, por se po i kryente detyrat nga Beogradi. Pas një tjetër gafe, dy ditë më parë atij iu ndalua zyrtarisht hyrja në Mal të Zi, në momentin që ndodhej në atë vend. Ai regjistroi dhe pamje filmike në qendër të Podgoricës, në të cilën sulmon edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviç, për shkak të vendimit për ndalimin e hyrjes. Bozhoviç ka thënë se është ndjerë keq veçanërisht nga fakti që Selakoviq, menjëherë pasi ka kërkuar dëbimin dhe arrestimin e Milo Gjukanoviçit, ka urdhëruar që t’i konfiskohet makina zyrtare me targa diplomatike. “Dhe me këtë, e vetmja shenjë dhe mbrojtje që më ka mbetur, dinjiteti im si ambasador i Serbisë, mbrojtja e familjes sime që ishte me mua në atë kohë, djalit, gruas dhe prindërve të mi. Ai urdhëroi që të konfiskohet automjeti zyrtar dhe të jem i ekspozuar ndaj persekutimit dhe rrezikut sa më të madh”, u shpreh Bozhoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here