Irani shton kërcënimet ndaj Tiranës: Kemi dronë që mund të godasë kampin e MEK në Shqipëri, na “ndihmon” ligji ndërkombëtar

0
109

Irani vijon me retorikën kërcënuese ndaj Shqipërisë, vend i cili tashmë është shpallur armik nga regjimi i Teheranit. “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli i portalit iranian ‘Front Page’, i cili nënvizon se citon një gazetë shtetërore të qeverisë iraniane. ‘Kapacitetet e dronëve apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje; përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Tiranë. Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin’, shkruan e përditshmja iraniane, cituar nga portali ‘Front Page’. Më tej gazeta zyrtare e qeverisë përmendi gjithashtu edhe një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën, ajo ka theksuar rolin e MEK-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane. Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të MEK. “Sipas ligjit ndërkombëtar, kur një grup terrorist rrezikon haptazi sigurinë e një vendi dhe pranon haptazi veprimet e tij, ai vend ka të drejtën legjitime të synojë bazën dhe anëtarët e atij grupi, saktësisht e ngjashme me atë që ndodhi në rajonin verior të Irakut kundër grupeve terroriste, të stacionuar atje, apo çfarë ndodhi kundër grupit terrorist ISIS në Siri”, vuri në dukje gazeta iraniane. Me fjalë të tjera, thekson gazeta, Irani rezervon të drejtën, për shkak të akteve terroriste të MEK, sipas tyre, të synojë bazën e tyre. Anëtarët e MEK u larguan nga Iraku në vitin 2016 pasi u përball me kundërshtimin e qeverisë dhe popullit irakian dhe u vendos në Shqipëri siç ishte planifikuar nga SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here