Rusia përgënjeshtron Erdoganin për tërheqjen nga lufta, lëvizja e re e Vladimir Putinit me referendumin në Donbas fut në lojë doktrinën ruse, “Cari” i hap rrugë armëve bërthamore

0
213

Moska mohoi ditën e djeshme lajmin e presidentit turk Erdogan. Fundi i luftës në Ukrainë, sipas Rusisë është ende larg. Vazhdimin e luftës e tregon lëvizja e ligjvënësve rusë, të cilët në fakt kanë rritur dënimet për ushtarët për “dorëzimin vullnetar” dhe për grabitje. Flitet përkatësisht për 10 dhe 15 vite burg. Por kjo nuk është e gjitha, sepse rusët kanë përcaktuar ligjërisht termat “mobilizim”, “ligj ushtarak” dhe “kohë lufte” në kodin penal të Federatës Ruse. Paketa, raporton agjencia ruse Ria Novosti, do të duhet të miratohet nga dhoma e lartë e parlamentit rus sot më 21 shtator. Vetëm pas kësaj, Vladimir Putinit do të mund ta nënshkruajë dhe gjithçka do të hyjë në fuqi. Në çdo rast, Senatorja Olga Kovitidi , një nga promotoret e nismës, donte të nënvizonte se periudhat e mobilizimit dhe të kohës së luftës “nuk do të thotë se do të ketë mobilizim ushtarak”. Nga ana tjetër Vladimir Putin po përgatit një tjetër lëvizje që mund ta çojë botën drejt një lufte bërthamore, pasi mund të aktivizohet doktrina ruse.

Referendum më 23 shtator në Donetsk, Luhansk e Kherson

Është hapur rruga dje për mbajtjen e referendumit për aneksimin e dy republikave të vetëshpallura separatiste të Donbasit në Rusi. Në Luhansk dhe Donetsk, si dhe në rajonin e pushtuar Kherson, konsultimi popullor do të mbahet nga 23 deri më 27 shtator. “Referendumet në Donbas janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për mbrojtjen sistematike të banorëve të Republikës së Luhanskut dhe Donetskut dhe territoreve të tjera të çliruara, por edhe për rivendosjen e drejtësisë historike”, deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitri Medvedev, për të mbajtur referendume aneksimi në të ashtuquajturat republika separatiste pro-ruse në Ukrainë. “Pushtimi i territorit të Rusisë është një krim që lejon përdorimin e të gjitha forcave të vetëmbrojtjes”, shton ai, duke shpjeguar se për këtë arsye referendumet “kanë frikësuar në Kiev dhe në Perëndim” dhe “duhen mbajtur”. Ndërkohë Parlamenti i Republikës së vetëshpallur të Luhanskut, në Ukrainën lindore, miratoi njëzëri një ligj për mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Rusinë. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë ruse.

Si mund të aktivizohet doktrina ruse?

Me këtë lëvizje, Vladimir Putin fut në lojë armët bërthamore. Pra nëse Putin me referendum i merr këto vende si pjesë të shtetit rus, një sulm i vetëm nga Ukraina do të aktvizionte doktrinën bërthamore të Rusisë, e cila thotë se përdorimi i armëve bërthamore mund të pasojë “një agresion kundër Rusisë ose aleatit të saj me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë” ose nëse vendi përballet me agresion “kur vetë ekzistenca e shtetit është nën kërcënim”.

Çfarë ofron doktrina ruse për armët bërthamore?

Një agresion kundër Federatës Ruse , edhe me armë konvencionale, që rrezikon “vetë ekzistencën e shtetit”. Gjashtë faqe, 25 pika bardh e zi, nënshkrimi i Vladimir Putin në fund . E mbuluar për dekada nën hijen e Luftës së Ftohtë, doktrina e Moskës për parandalimin bërthamor nga viti 2020ai përfshihet në një dekret presidencial, i cili vërteton kufijtë dhe kushtet e ndërhyrjes së tij, duke zgjeruar gamën e rrethanave në të cilat mund të përdoret. Politika ruse, shpjegon teksti, është konfiguruar si mbrojtëse, me synimin për të mbajtur potencialin bërthamor në botë në një nivel të mjaftueshëm për të ushtruar parandalim. Por ky dokument i parë publik versionet e mëparshme kanë mbetur gjithmonë të klasifikuara shkon më tej, duke nënvizuar se vija e kuqe nuk është vetëm “ekzistenca”, por edhe “sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit”. Prandaj Moska rezervon të drejtën të përdorë armët bërthamore “taktike” me një potencial dhe rreze të reduktuar shkatërruese në krahasim me ato tradicionale, të përcaktuara si “strategjike” edhe nëse ndjen një kërcënim periferik të kufizuar në kufijtë e saj.  Në çdo rast, gishti i vetëm në buton mbetet ai i Putinit. Neni 18 i “Parimeve Themelore të Politikës Shtetërore të Federatës Ruse për Parandalimin Bërthamor” thotë se vendimi për përdorimin e tij varet vetëm nga Kreu i Shtetit , në bazë të një vlerësimi personal të çdo kërcënimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here