Berati është qyteti që është mbështetur më shumë nga ky vit i parë i Bonusit të Rijetësimit

0
161

Bonusi i Rijetësimit u prezantua muaj më parë në Berat. Ministrja e Kulturës shprehet Elva Margariti shprehet se këtë herë u rikthye për të takuar përfituesit e Bonusit. “U rikthyem në Berat, në qytetin ku për herë të parë prezantuam nismën e qeverisë shqiptare, Bonusi i Rijetësimit, por këtë herë për të takuar përfituesit, si edhe për të lidhur një marrëveshje me partnerin tonë në këtë nismë, Bashkinë e Beratit dhe kryetarin Ervin Demo, me qëllim lehtësimin e burokracive që  qytetarët hasin në zbatimin e projekteve të tyre. Berati është qyteti që është mbështetur më shumë nga ky vit i parë i Bonusit të Rijetësimit”, shprehet Margariti në një status të saj në Facebook. Margariti bën me dije se si vit i parë vështirësitë nuk kanë munguar, por vijon se viti 2022 do të shërbejë dhe si themeli i një nisme. “Nga 41 fitues të Bonusit, nga Berati përfitojnë 10 aplikantë (8 rijetësime dhe 2 mirëmbajtje). Si vit i parë kemi hasur dhe në vështirësi, ndaj edhe kjo marrëveshje me Bashkinë e Beratit, do të shërbejë që procedurat të ecin më shpejt dhe të ngrihen kantieret e restaurimeve. Ky vit i parë do të shërbejë edhe si themeli i një nisme, që do të vijojë edhe në vitet e mëtejshëm. Sepse qëllimi i kësaj nisme është rijetësimi i qyteteve me trashëgimi kulturore të spikatur. Dhe Berati është jo vetëm trashëgimi e jona dhe ka gjithë potencialin për të qenë një kryeqendër e turizmit kulturor, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e qytetarëve të Beratit”, shprehet ministrja e Kulturës. Bonusi i Rijetësimit u shërben të gjithë atyre që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve. Ai përfshin dy instrumente mbështetjeje: një për restaurimin dhe konsolidimin e guaskës së shtëpisë, mureve, dritareve, dyerve, fasadës apo çatisë, ku jepet 10 mijë dollarë mbështetje, dhe instrumenti i dytë, për të gjithë ata që do të duhet të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë, deri në 50 mijë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here