Pak orë pas tragjedisë në Himarë, policia njofton çfarë ndodhi në Sarandë, e pësojnë keq drejtuesit e 3 mjeteve lundruese që bënin manovra të rrezikshme

0
149

Vetëm pak orë pas tragjedisë në Himarë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë tha se mbrëmjen e djeshme, janë bllokuar 3 mjete lundruese “jet ski” që rrezikuan pushuesit me manovrat e tyre në det.

“Ndëshkohen me masë administrative pronarët e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, të bllokuara mbrëmjen e djeshme, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin disa shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit, kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 mjeteve lundruese “Jet ski”.

Pas lokalizimit të tyre, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, shtetasi R. H., 24 vjeç, banues në Sarandë, pronar i një mjeti lundrues dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj, shtetasi R.Ç., 21 vjeç, banues në Sarandë, pronar i dy mjeteve lundruese (10.000 lekë për secilin mjet).

Gjithashtu u bë bllokimi i të 3 mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët u kryen manovra të rrezikshme, në plazh, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës, në bord”.

Në njoftim policia thotë se “gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here