Google search engine
Home Politike Drejtesi Debate tek “Ligjet” për Hartën Gjyqësore, Xhafaj rreshtohet krah avokatëve dhe sulmon...

Debate tek “Ligjet” për Hartën Gjyqësore, Xhafaj rreshtohet krah avokatëve dhe sulmon PS

0
173

Avokatët dhe deputetët janë përplasur dje tek Komisioni i Ligjeve ditën e djeshme lidhur me Hartën e re Gjyqësore. Ish-ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm, njëherësh deputeti socialist, Fatmir Xhafaj u revoltua, pasi nuk po shikonte se deputetët po gjenin dakordësi në komisionin për Hartën e re Gjyqësore, ndërsa doli kundër kolegëve të tij të mazhorancës. Prerë dhe qartë, deputeti Xhafaj theksoi se avokatët janë në të drejtën e tyre të kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, por shtoi se bojkoti është një vendim ekstrem. “Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta që pas shumë diskimesh dhe fryme konstruktive mes nesh, për atë arsye që jemi mbledhur. Këtë e kam për kolegët përballë por dhe për kolegët e mi, dhe në mënyrë të veçante për institucionet e drejtësisë. Është domosdoshmëri ndryshimi i hartës gjyqësore. Askush se bë në diskutim këtë. Më shqetëson shumë personalisht, kohëzgjatja e madhe. Kjo mund të mos shkojë në raport me angazhimet e tyre, por nuk është aq e rëndësishme se para thelbit. Ajo që shoh është mungesa e një procesi bindës. Ajo punë e jashtëzakonshme që është bërë, nuk është mirëmanaxhuar në një proces të hapur dhe transparent me grupet e interesit dhe me institucionet e tjera me rëndësi, si avokatia. Të jemi të kujdesshëm të gjithë me avokatinë. Jo vetëm që janë pjesë e sistemit avokatët, por kanë dhënë kontribut në këtë sistem të drejtësisë. Ajo që është më rëndësi, po mbajnë një barrë të jashtëzakonshme në këto kushte të sistemit. Duhet t’i vlerësojmë. E vlerësoj qëndrimin e avokatëve, ngrenë zërin e tyre. Nuk ka herezi. Personalisht nuk jam shumë dakord me pozicionin ekstrem të tyre. Të kishin bërë një tjetër hap”, deklaroi Xhafaj.

PD akuza se drafti është hartuar nga Rama

Më pas fjalën e mori deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se sot sistemi Gjyqësor është në një kolaps ndërkohë që KLGJ nuk ka reaguar ende publikisht për këtë fakt. Bardhi hodhi akuza për vendimmarrjen e KLGJ teksa akuzoi se ky mund të jetë një vendim politik i Edi Ramës. “Diskutimi që bëri zoti Xhafaj është një diskutimi i mbyllur pasi unë e ngrita dje si çështje prandaj sot mu duk sikur dëgjova veten. Ju dje e përmbyllet diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ dhe sot kjo është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita. Ka 1 muaj që sistemi është në kolaps dhe KLGJ nuk bën asnjë reagim publik, e gjithë vendimmarrja e Këshillit bie poshtë dhe do të thotë se këtë vendim e ka marrë qeveria. Duhet një reagim i KLGJ, vë në pikëpyetje seriozitetin e pavarësisë së KLGJ, kur nuk reagon kur kryeministri politizon vendimmarrjen e tij, e kur ka avokatë në protestë e KLGJ nuk e shqetëson kolapsin gjyqësor, bie në përfundimin që qeveria ka bërë këtë vendim dhe KLGj thjesht ka certifikuar vendimin e tyre. Fillimisht KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim i Edi Ramës dhe të na tregojë që është një analizë e tyre dhe jo një vullnet politik i Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.

KLGJ tregon pse e mori vendimin

Ndërkohë në përgjigje të Bardhit, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami e pranishme në Komisionin ee Ligjeve, theksoi se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të KLGJ, gjyqtarë e përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Duke i kthyer përgjigje Gazment Bardhi, ajo tha se kjo hartë nuk është produkt i Ramës apo Llagamit, por grupit të punës. “Është analizuar çdo indikator, në grup pine ka qenë, KLGJ, ministria e Drejtësisë, kemi marrë iniciativë e Këshillit të Europës, edhe të projektit të USAID, të OSBE, të EURALIUS, dhe puna u mbyll brenda afatit, pavarësisht problemeve e pandemisë, dhe produkti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë, nuk ka qenë një produkt i Ramës dhe Llagamit, por i grupit të punës”, deklaroi Llagami.

Haxhia kritika KLGJ dhe Qeverisë

Ndërsa kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia theksoi se duhet të pezullohet procesi deri sa të finalizohet Reforma Territoriale. Madje Haxhia ka pasur një ‘përplasje’ me deputetët e mazhorancës, ku tha se nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve për të dhënë llogari për bojkotin që po bëjnë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. “E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi. Kam kundërshtuar me forcë, që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short, gogla. Ne kërkuam ti zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari te dhoma e avokatëve. Jemi për Reformën në Drejtësi, nuk i përkasim asnjë partie politike, në mbrojtje të interesave të Avokatisë. Harta gjyqësore nuk është reformë në drejtësi, s’kemi hallë si do paguhemi, por që drejtësia të jetë eficente, dhe me këtë hartë, drejtësia nuk është eficente, nuk duhet kaluar në ekstrem, nga 6 Apele në 1, të paktën të ketë 3-4 Apele, një në Shkodër, në Fier a Vlorë dhe një në Korçë, dhe Tirana, unë jam një qytetar, ju po bëni hartën territoriale dhe s’e keni seriozitet, pezullojeni, bëni hartën territoriale dhe pastaj në bazë të hartës territoriale të bëhet zgjidhja, duhet që t’ju sigurojë që nuk e kemi bërë për xhepin tonë”, deklaroi Haxhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here