Analisti i njohur Frrok Çupi, ka paralajmëruar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një analizë për gazetën “Sot”, Çupi i ka numëruar të gjitha bëmat e tij që do ta fundosin. Sipas tij, autori i i mijëra viktimave njerëzore, ndien se fundi i tij është shumë afër. Ai tregon, gjithashtu se si do ti justifikojë Berisha të gjitha krimet e rënda para gjykatës. “Këtu ndizet drita e kuqe e alarmit për alibinë e autorit të krimeve se ‘e djeshmja nis nesër!’. Autori i burgosjes së Fatosit, dhe autor i rrënimit të vendit që nga viti 1992, autor i mijëra viktimave njerëzore, ndien se ka ardhur ora për ‘nesër’”, u shpreh Çupi. Analisti e ka nisur, shkrimin e tij me krimet e Berishës në Beograd, duke përmendur naftën, armët dhe lidhjet e ish-kryeministrit me Millosheviçin, e deri tek zhdukja e Remzi Hoxhës. “Berisha nesër në Beograd: Unë ju dhashë naftën dhe armët për luftën e Kosovës dhe të Srebrenicës. E dija se do të vinte kjo ditë, domethënë sot! Nesër? Nesër, që sot, jam këtu. Kur thashë se ‘nuk kam lidhje me Sllobon’ e thashë për atëherë; tani jemi nesër. Unë armik me ju? Ajo ishte loja, ju i dini lidhjet mes nesh. Edhe Karaxhiçin nuk e kam mohuar kurrë pse ngjajmë të dy. Mlladiçin nuk e kam takuar kurrë. Arkanin e takova dhe fola; takova edhe Sllobon, por këtë e lëmë njëherë për njëherë. Kam falënderim për Mumirin ( Bullatovic) për librin që shkroi; sot e kam dëshmi se ‘nesër’ isha me ju. Kam dhënë prova të vështira, qysh me zhdukjen e Remzi Hoxhës, Erdhi ajo që prisja, ‘nesër’”, shprehet Çupi.
Tentativa për të vrarë Ibrahim Rrugovën dhe lufta e Berishës me amerikanët
Çupi gjithashtu zbulon dhe tentativën e Berishës për të vrarë ish-presidentin Ibrahim Rrugova. “Rugovën? Ibra kishte marrë vesh lidhjet e mija me Sllobon, e qysh atëherë nuk e desha afër. Nuk e vrava, për hir të së vërtetës, por i tregova vendin. Kisha mundësi ta vrisja kur ishte në Tiranë, por nuk e bana për hir të Kosovës”, tha ai. Ndërsa për Ali Ukën, Çupi shkruan se Berisha do të thotë se e vrau Adem Jashari.” Hashim Thaçin në burg? Po, në burg e çova se e dija që në burg do të shkonte në Hagë. Mora sinjal nga Beogradi se ‘kjo punë nuk ban’ dhe e lirova…. Sahit Pajazitin?, Adem Jasharin? Nuk i burgosa unë, këta i burgosi Hashim Thaçi, ç’është e vërteta. Ali Ukën e vrau Adem Jashari”, shkruan Frrok Çupi. Analisti flet për shpalljen e Berishës “Non Grata”, luftën e gjatë me amerikanët dhe ekzekutimin e dëshmitarëve për çështje të rëndësishme që e implikonin. “A mbani mend?, ua kisha thënë se Amerika është e dobët. Kam tash tre dekada që më përndjekin amerikanët. Ma banë një nder që më shpallën ‘non grata!’. E ka thënë edhe një shoku im në Tiranë, por gabim e bani që e tha. Shqipërinë e ankorova në Konferencën Islamike, sipas këshillës suaj. Jo, dëshmitarët nuk janë më gjallë, që atëherë, për hir të së vërtetës; as ambasadori Hoti, as spiuni Gazidede”, shkruan Çupi. Gjithashtu, ai flet edhe për protestat në Sri Lanka ku ra qeveria. Çupi paralajmëron se Berisha do të shkaktojë trazira të mëdha në Shqipëri. “Jo, për hir të së vërtetës, Amerikën nuk e desha kurrë. Qysh atëherë kam punuar për ju. E lavdërova edhe urinë dhe kasaphanën që shkaktuat në Sri Lanka; tash po e bëjmë edhe në Tiranë si atje. Unë sot jam ‘nesër’, besoj m’kuptoni! Periudha ‘Dje’ ka nisur nesër për mua, edhe Konfuci kishte lindur 30 vjet para të atit. Qysh atëherë kam punuar për ju, mos dëgjoni ça kam thënë deri tash. Tash ra Amerika, tash jemi ‘nesër’”, u shpreh ai.
Akuzat për Gërdecin, vilat në Lalëz dhe Kompleksi Partizani
Analisti rendit edhe se çfarë do të thotë Berisha nesër para gjyqit, për Gërdecin, apo vilat në Lalëz, apo për afëren e kompleksit Partizani. Berisha nesër para gjyqit, thotë Çupi do e justifikojë tragjedinë e Gërdecit. “Nuk e di ku është Gërdeci. Jo, baxhanaku im nuk është vrarë në Gërdec, ai është gjallë, në Zvicër. Shikoni, kërkoni regjistrat në Zvicër ose Gjermani, do ta gjeni. Mos e kërkoni me ‘Muhamet Hoxha’, ai gjendet po ta kërkoni me ‘Xhimi’”, shkruan Çupi. Gjithashtu, analisti përmend edhe gazetarin amerikan që shkroi për Gërdecin, ku ka përmendur djalin e Sali Berishës. “Gazetarin amerikan Guy Laëson që ka shkruar librin ‘Armët dhe Çunat’ dhe tregon për Xenin e për Xhenin (sorry, Xhimin) e kam hedhur në gjyq në gjykatën e Milanos”, tha analisti. Për vilën në Lalëz, Çupi tha se Berisha do ta mohojë. “Unë kam vilë në Lalëz?, kujt ia thoni? Jam Sali Berisha unë. Ajo është vila e dhëndrit, edhe shtëpia ime është “shtëpia e Lirisë”. Mos e prekni se është shtëpia e ‘shqiptarëve të lirë’”, u shpreh Çupi. Në fund ai përmend edhe dosjen që ka hapur SPAK, atë të kompleksit Partizani ku përfshihen familjarë të Sali Berishës. “Jo, me kullat te kompleksi Partizani nuk ka punë bija ime; bija ime ka punë me Jamarbrin, kërkojani atij. Por as ai nuk është, e ka dëbuar Luli. Kompleksin ‘Partizani’ dhe korrupsionin i bënë zëvendësministrat, jo ministrat e mi. E djeshmja nis nesër! Kjo nuk është marrëzi, kjo është portë e krimit të papaguar”, përfundon Çupi.






































