Fatos Klosi: Berisha flet broçkulla, amerikanët kanë prova të forta “përvëluese” kundër tij, ja pse u fundos Saliu dhe përse SPAK duhet të godasë “peshqit e mëdhenj”

0
136

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka komentuar situatën politike në vend. Në një prononcim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me deklaratën e deputetit të  Bundestagut gjerman, Peter Bayer, i cili tha pak ditë më parë se Gjermania është në një linjë me amerikanët për shpalljet e politikanëve “non-grata”, duke i “mbyllur derën” ish-kryeministrit Sali Berisha dhe grupimit të drejtuar prej tij, Klosi tha se ai e deklaroi qartë se CDU mbështet amerikanët lidhur me qëndrim që ata mbajnë ndaj Berishës, ndërsa e cilësoi si një deklaratë shumë serioze. Ai deklaroi se amerikanët kanë prova kundër Berishës dhe se sipas tij, deklarata për shpalljen “non grata” është një veprim administrativ dhe që bëhet nga një institucion amerikan siç është Departamenti i Shtetit. I pyetur se si e sheh të ardhmen e PD nëse do ta merrte drejtimin kësaj partisë ish-kryeministri Sali Berisha, ai deklaroi se do të ishte një parti në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Zoti Klosi, duket se kohët e fundit është qetësuar paksa debati midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Mendoni se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim në politik?

Unë mendoj se nuk do të bëhet një koalicion mes këtyre dy partive. Pastaj fakti që pak ditë më parë në festën që bëri Partia Socialiste për përvjetorin e krijimit të saj dhe ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim mendoj se ishte diçka normale, sepse Iliri ka qenë një nga personazhet e rëndësishme edhe të Partisë Socialiste. E shoh si një gjest për të mos vazhduar ato debatet që kanë pasur kohët e fundit. Nuk do doja që të jepej mesazhi se në politik mund të kalohet shumë lehtë nga sharje të rënda në një koalicion.

-Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Bayer, deklaroi pak ditë më parë se Gjermania është në një linjë me amerikanët për shpalljet e politikanëve “non grata”, duke i “mbyllur derën” ish-kryeministrit Sali Berisha dhe grupimit të drejtuar prej tij. Si e komentoni këtë deklaratë të tij?

Ai e deklaroi qartë në fakt se ne mbështesim amerikanët lidhur me qëndrim që ata mbajnë lidhur me Berishën. Nuk është thjesht një koalicion i vjetër mes të djathtës gjermane me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mendoj se është një bashkëpunim i vjetër dhe nuk besoj se ajo deklaratë është bërë vetëm për të treguar mbështetjen dhe faktin që amerikanët dhe gjermanët kanë pikëpamje të njëjta për gjërat. Më duket një deklaratë shumë serioze dhe mendoj se koha do ta tregojë nëse vërtetë ishte shumë serioze.

-Sipas jush, a kanë amerikanët prova kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për faktin që e shpallën “non grata” , pasi Berisha shpesh herë ka deklaruar se ata nuk kanë prova kundër tij?

Besoj se po, sepse deklarata është një veprim administrativ dhe nuk është një veprim politik dhe është një veprim që bëhet nga një institucion amerikan si është Departamenti i Shtetit dhe nuk besoj se bëhet me opinione të krijuara ose politike. Ata i dinin pasojat që do të kishte në Shqipëri mbase në vende të tjera mbase nuk do ta merrnin shumë seriozisht, Shqipëria për të gjitha proceset e saja demokratike duke filluar që na reforma në drejtësi që është e fundit, gjithmonë ka pasur shpresë tek ndihma e amerikanëve dhe duke ditur këtë gjë mendoj se amerikanët, sidomos për rastin e Shqipërisë, për personat që ata kanë shpallur “non grata” kanë qenë më të kujdesshëm. Kështu që, shpallja “non grata” e Berishës nuk besoj se është bërë nga dëshira, ose se ka lobuar Sorosi a kryeministri Edi Rama. Nuk është lobimi ai që vendos në Departamentin e Shtetit që vendos të shpallet ose jo Berisha “non grata”. Është një deklarim me shumë përgjegjësi dhe është i mbështetur në prova. Pastaj Berisha e di më mirë nga të gjithë nëse ata kanë prova ose jo, pastaj se e mohon është tjetër gjë sepse ai është palë në këtë proces. Pas shpalljes “non grata” nga Amerika, duke e parë se si ishte reagimi i tij, qoftë me gjykatën e Parisit qoftë me aktivitetin që ka bërë që nga viti 1997.

-Si e shini të ardhmen e Partisë Demokratike nëse do ta merrte drejtimin kësaj partisë ish-kryeministri Sali Berisha?

Në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë deklaruar ata hapur.  Ata e kanë thënë se ne nuk do të bashkëpunojmë kurrë me një parti të tillë nëse ajo do të drejtohet nga Berisha, por edhe Berisha e ka deklaruar se ne nuk varemi prej tyre  dhe nëse ata nuk bashkëpunojnë ne do të bëjmë punën tonë.

-Pak ditë më parë u publikua një lajm ku disa shtetas të huaj u kapën me pajisje përgjimi? Cili është komenti juaj për këtë?

E kam ndjekur por nuk besoj se pajisjet e përgjimit kalojnë në Rinas, sepse nëse vërtet ka pajisje përgjimi atëherë ato nuk i sheh dot asnjëri. Unë dëgjova që mund edhe të ishin radio amatore, po ashtu dëgjova se janë duke u marrë specialist të SHIK dhe janë ata që duhet ta zgjidhin këtë dhe të na thonë të vërtetën, sepse hipoteza që disa anglezë janë kapur me pajisje përgjimi më duket sikur dikush ka dëshirë që të tregojë se ata na përgjojnë ndërkohë, që ne pretendojmë se ata i kemi miq dhe jemi së bashku në NATO, po ashtu në mbështetje të Ukrainës. Edhe unë nga eksperienca që kam i kam quajtur britanikët si miq të shqiptarëve, të interesuar për një vend më demokratik që na kanë ndihmuar dhe jam i sigurt që edhe do të vijojnë që të na ndihmojnë. Unë them se ata nuk është se kanë nevojë që të përgjojnë mjafton që të pyesin për një gjë që kanë interes dhe do ja u thonë autoritetet shqiptare shumë thjesht.

-Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore dhe i tha “po” mbylljes së gjykatave në vend. Si e shihni këtë vendim?

I besoj të dy variantet edhe faktin që gjykatat largohen nga populli, pra krijojnë probleme për të gjithë atë të cilët kanë procese gjyqësore që i duhet të shpenzojnë dhe që i duhet të shqetësohen për të shkuar në orar. Por nga ana tjetër, natyrisht edhe ata që e kanë vendosur këtë lloj reforme kanë argumentet e veta dhe këtë e kam bindje se në procesin e vetingut në reformën në drejtësi njerëz që i quan të rëndësishëm dolën me biografi të keqe. Kështu që, pres që gjyqtarët e niveleve më të ulëta nuk mund të jenë më të mirë se këta dhe shpërndarja e madhe e bënë më të vështirë kontrollin, disiplinimin e proceseve, ndjekjen e proceseve për të marr vesh nëse u dha drejtësi apo jo, pavarësisht se pretendohet se gjykatësit është ai që përfaqëson drejtësinë, por eksperienca e deri tanishme ka treguar se jo gjithmonë është drejtësi, pra gjykatësit kanë nevojë edhe për kontroll. Sipas meje një kontroll më i mirë bëhet kur ka më pak gjykata sidomos për Apelin kur jepen vendime të formës së prerë. Natyrisht kjo ka probleme për qytetarin që e largon atë nga gjykata dhe nuk ka për palën tjetër. Unë them se ata që e kanë menduar nuk e kanë bërë shpejt por e kanë analizuar.

-Do doja të ndaleshim pak edhe tek ecuria e reformës në drejtësi deri më tani. Si e shihni ecurinë e saj?

Lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi mund të them se kanë ndodhur gjëra të cilat më parë nuk ndodhnin , figura të rëndësishme të politikës nuk janë më të lirë

-Mendoni se SPAK do të godas në nivele të larta zyrtarësh?

Natyrisht që duhet nuk ka prova ende por janë dy ministra brenda. Nëse Shqipëria është në këtë gjendje fajin e kanë ata që vendosnin, ata që janë në pushtet e kanë qenë. Prandaj u bë edhe reforma në drejtësi sepse drejtësia që ekzistonte kishte frikë nga më të mëdhenjtë dhe SPAK prandaj u krijua dhe ka detyrimin që të bëjë atë që nuk u bë më parë. Populli është i pakënaqur që reforma është vonuar dhe nuk po sheh gjëra të mëdha. Partnerët që na ndihmuan mezi po presim kanë thënë gjithmonë “peshqit e mëdhenj”.

Intervistoi: Sidorela BRAÇJA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here