Ish-menaxheri i “Gazprom” tregon si do të rrëzohet Putin nga pushteti, ja çfarë do të ndodhë me Rusinë nëse vdes “Cari”

0
20

Ish- menaxheri i Gazprombank, Igor Volobuev, 50 vjeç dhe me origjinë ukrainase, i është bashkuar ditën e djeshme Legjionit “Liria e Rusisë”, një grup ushtarësh rusë që po luftojnë në anën e Ukrainës. Qëllimi i  saj? Për të “shembur regjimin e Putinit” dhe për të çliruar Ukrainën. Kjo u raportua nga kanali i informacionit Ukraine Tani cituar nga Tempo. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon ish-menaxherin me uniformë ushtarake duke ushtruar në goditjet me armë. Në një moment të caktuar në video ai ndërpret stërvitjen dhe u bën një thirrje “djemve të Rusisë” duke i ftuar ata të luftojnë kundër Carit. “Nëse e urreni regjimin e Putinit dhe dëshironi që Rusia të bëhet një vend i lirë dhe demokratik, bashkohuni me ne”, thotë Volobuev në video. Ish numri dy i Gazprombank u largua nga Moska menjëherë pas shpërthimit të luftës, më 2 mars të kaluar, dhe u nis për në Ukrainë me synimin për të mbrojtur Kievin. Për këtë ai u pushua nga puna. Lidhur me këtë, pak kohë më parë ai tha: “Nuk mund të rrija dhe të shikoja se çfarë po i bën Rusia vendit ku kam lindur”. I intervistuar nga Repubblica disa javë më parë, Volobuev tha gjithashtu se qëllimi i tij është të luftojë lajmet e rreme të ndërtuara nga Kremlini: “E pashë se çfarë gatuhej nga brenda, e di se si funksionon”.

Një grusht shteti më afër se kurrë

Vazhdon të pretendohet se po përgatitet një grusht shteti kundër diktatorit rus Vladimir Putin. Megjithëse pretendime të tilla mund të jenë të dyshimta, analistët mund të vlerësojnë mundësinë e një grushti shteti, duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe politike në Rusi, por edhe më kryesorja, kanceri që ka Putini, i cili është konfirmuar dhe nga inteligjenca amerikane. Se çfarë do të thotë sëmundja e Putinit, kjo është një çështje tjetër. Ajo mund ta bëjë ose jo më të vrazhdë, më fanatik, dhe më të dhunshëm. Ai mund të vdesë shpejt ose jo. Po ashtu, sëmundja mund ta bëjë ose jo më pak kompetent për të udhëhequr një vend të madh si Rusia. Por ajo që mund të konstatojmë me siguri, është se elitat ruse e dinë se ai është i sëmurë, dhe se një luftë për pushtet ka shpërthyer tashmë, ose do të nisë shumë shpejt. Se kush do ta pasojë Putinin në krye të vendit, është tashmë çështja që do të diktojë sjelljen e elitës dhe politikat që do të zgjidhen të zbatohen këtej e tutje. Ndërkaq, ne e dimë se zëvendësimi i Putinit duke ruajtur të paprekur sistemin që ai ndërtoi këto 2 dekada do të jetë shumë i vështirë. Rusia është një shtet fashist, dhe Putin është qendra që e mban në këmbë të gjithë sistemin. Largimi i tij, që tani mund të konsiderohet si i afërt, do të krijojë më shumë sesa një boshllëk pushteti, të cilin do të përpiqen që ta mbushin miqtë e tij më të afërt. Ikja e tij do të shkundë deri në themel regjimin fashist. Gjermania naziste ishte e paimagjinueshme pa Adolf Hitlerin. Edhe Italia fashiste varej tërësisht nga Benito Musolini për koherencën dhe ekzistencën e saj. Putini ka shpenzuar më shumë se dy dekada duke çmontuar me kujdes institucionet demokratike të sapolindura të Rusisë, duke i zëvendësuar ato me një diktaturë shumë të centralizuar, personaliste, e cila e nxirrte pjesën më të madhe të legjitimitetit të saj nga kulti i personalitetit që ai ndërtoi për veten e tij.

Plani që po përgatitet në Kremlin

Ekonomia ndodhet aktualisht në rënie të lirë për shkak të sanksioneve të ashpra nga Perëndimi. Dhe lufta kundër Ukrainës është gati e sigurt se nuk do të përfundojë me një fitore të Rusisë. Këto kushte do të favorizojnë një linjë të butë, e cila do të jetë e gatshme të nisë disa reforma, t’i japë fund luftës dhe të riparojë marrëdhëniet me Perëndimin. Shokët e Putinit e dinë këtë gjë, dhe ndoshta po planifikojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në përputhje me rrethanat. Përfaqësuesit e linjës së ashpër, e kuptojnë se sa më gjatë të mbetet Putini në pushtet dhe ekonomia dhe lufta do të vazhdojnë të përkeqësohen, aq më të këqija janë shanset e tyre për të trashëguar pushtetin. Tani mundësia e një grushti shteti nuk është vetëm e mendueshme, por ndoshta edhe e pashmangshme. Sidomos pasi komuniteti i inteligjencës amerikane, ka deklaruar gjithashtu se Putin ka qenë objektiv i një atentati të dështuar në muajin mars. Me një luftë për pushtet që po zhvillohet në Kremlin, aftësia e Moskës për të menaxhuar sferën e saj të largët do të dobësohet në mënyrë të pashmangshme.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj