Gazetari Artan Hoxha ka leshura dje një deklaratë të fortë, teka ka zbuluar se i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.
Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”, Hoxha theksoi ditën se kjo dëshmi duhet të verifikohet nga prokuroria, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur siç ka deklaruar Dumani, ndërsa deri më tani ende nuk ka një autor të arrestuar.

Po si ndodhi ngjarja e rëndë disa viteve më parë
Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra më 9 dhjetor 2017. Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij.
Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. 48-vjeçari u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në lagjen “Nënë Tereza”.
Hetuesit thanë në atë kohë se autorët e këtij atentati kishin patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë.
Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka patur mundësi largimi.
Sipas ekspertëve te kriminalistikes, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht.
14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Aleksandër Ndoka
Referuar formularit të vetëdeklarimit Ndoka nuk rezultonte person me precendentë penalë.
Në atë kohë u dyshua se dy mund të kishin qenë atentatorët. Dy ishin pistat kryesore që hetoi në atë kohë policia, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.
Prej vitit 2013, 48-vjeçari pati mbajtur detyra në administratën lokale në Lezhë, jurist në Hipotekë dhe këshillin e qarkut si dhe nga 2015 anëtar i këshillit bashkiak.
Ndërsa muaj para vrasjes ai ishte emëruar edhe kryeinspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Veriun.








































