Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, mohon akuzën në sallën e gjyqit.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.
Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.






































