Historike për shtangën e femrave, Evangjeli Veli kampione e Europës

0
35

Prej dy ditësh ka nisur në Tiranë Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, që shënon një prej aktiviteteve kulmore sportive në rang kontinental e vjen në kuadër të Tiranës si kryeqyteti europian i rinisë. Ky është aktiviteti i dytë madhor sportiv pas fiinales së UEFA Conference League që u zhvillua më 25 maj në “Air Albania” e ku Roma mundi 1-0 Fejnordin. Në kuadër të Kampionatit Europian, në peshën trupore deri në 55 kg për femra, dje korri një sukses të jashtëzakonshëm sportistja jonë Evangjeli Veli, e cila fitoi medalje të artë në këtë veprimtari të madhe, duke shkruar historinë e shtangës së femrave dhe duke e radhitur vendin tonë në elitën e këtij sporti në rang europian.

Gara e Velit

Ishte paralajmëruar një spektakël në garë edhe nga shtangistet tona, pra pretendime për medalje edhe tek femrat dhe emri i Velit, si sportiste me përvojë, lakohej si pretendente për medalje edhe nga krerët e federatës së shtangës. Kështu, peshëngritësja shqiptareu Evangjeli Veli, ushpall dje pasdite Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes. Në total tri medalje për Velin, dy prej të cilave ar, duke dëshmuar një rritje të pabesueshme të saj në garat ndërkombëtare dhe natyrisht ky është kulminacioni i saj në sportin e peshëgritjes. Sportistja shqiptare, e cila vitin e kaluar kishte siguruar medaljen e bronztë në këtë disiplinë, tregoi që në fillim se kërkonte të bënte edhe më mirë dhe të luftonte për majën e podiumit. Ajo realizoi të tre provat me siguri duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës. Në stilin e shtytjes Veli realizoi me sukses provën e parë 108 kg, që i mundësoi të pozicionohej mirë me një avantazh të thellë në dygarësh. Prova e dytë e realizuar me sukses prej 111 kg, i dha asaj sigurinë se do të ishte në zonën e medaljeve edhe në dygarësh. Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Por realizimi i të njëjtën peshë nga Veli bëri që të siguronte medaljen e argjendtë në këtë stil dhe vendin parë e medaljen e artë edhe në dygarësh me peshën e përgjithshme 208 kg.

Pretendimet e Shqipërisë

Referuar asaj që ka deklaruar në gazetën “SOT” kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, Shqipëria synon si ekip një nga tri vendet e para në këtë veprimtari të madhe të shtangës kontinentale. Sipas Gjozës, përvec Velit, medalje synojnë edhe dy shtangistët e talentuar Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, por edhe sportistë të tjerë kanë pretendime për zonën e medaljeve, kujtojmë që Briken Calja do të tentojë të përsërisë suksesin e mëparshëm për të qenë kampion i Europës, ndërsa në të njëjtën peshë me të do të garojë edhe erkand Qerimaj, që synon gjithashtu zonën e medaljeve. Për Gjozën të dy sportistët kanë shanse maksimale për ta realizuar këtë objektiv. Pretendime kanë edhe Krenar Shoraj, apo dhe i riu i Shtërmenit Ertjan Kofsha.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj