Dy anglezë në Bylis

0
34

Mark dhe Francës Walker,banorë të Londrës, mbajnë numrin 260 të turistëve  që kanë vizituar Bylisin  e Ilirisë  gjatë muajit  Maj. Çifti ka punuar gjithë jetën si ekonomistë financier. Kështu na thonë, kur  biem në bisedë. Po shijojnë daljen në pension  me një tur vizitash në Butrint, Antigone, Finiq, Adrianopol, Apoloni dhe  sot po vizitojnë Bylisin. Këtë qytet ia kanë prezantuar miq të tyre. Vizitën në Bylisin e lashtë e kanë për herë të parë,

Është Francës ajo që  përgjigjet e para. Duke shpleksur tisin e buzëqeshjes, në fytyrën  me lëkurë të lëmuar,  me akcientin  e dukshëm londinez të  anglishtes, tregon se ka përfunduar studimet për klasicizëm, dhe më pas ato të financës. “Ne zgjodhëm Shqipërinë sepse miqtë tanë na i kanë rekomanduar dhe njëkohësisht është një vend ku ne kemi dëshirë ta vizitojmë. Ka  kulturë romake dhe helenistike në këtë territor”- thotë ajo. Ndërsa krijon një tjetër dallgë buzëqeshjeje në fytyrën e vet, rinis bashkëbisedën: “ duke  qenë se ne jemi diplomuar në klasicizëm, është një dëshirë e jona për të njohur dhe parë këto qytete antike, si Butrint, Antigone Finiqi, Adrianopol,Apoloni dhe patjetër dhe Bylis.,  Normalisht për ne është një vizitë e cila na ofron një hapësirë të re dhe pa shumë kushtëzime nga situatat. Të dy bashkëshortëve iu pëlqen dielli që shkëlqen mbi rrënojat. Sepse ai  nuk shkëlqen shumë në Londër. Anglezët  si Marku dhe Francës e dinë  këtë dhe nuk e mohojnë qiellin e tyre të  përhershëm gri, temperaturat e ulëta .Londra nuk është një qytet  i nxehtë dhe  ata po shijojnë  këtë kohë shumë miqësore përzier sa me antikitet, aq dhe me verën që ka nisur të 2022. Janë në vendndodhjen e njërën prej bazilikave të famshme të  antikitetit të vonë. “Disa pjesë të saj janë të shtruara me mozaikë të cilat do të hapen në fillim të Qershorit,për vizitorët.  Tashmë janë të konservuara”. Është Ornela Dyrmishaj, Drejtoresha e parkut  Arkeologjik Apoloni, që  përfshin dhe Bylisin  si site në këtë Drejtori që shpjegon.” “Është I përbërë  me motive floreale, gjometrike dhe zoomorfe siç janë sanktuari, nefi qendror e verior, krahu verior i transeptit dhe narteksi. Kjo bazilikë është djegur nga dyndjet barbare sllave në gjysmën e shek. VI m.kr, kurse zbulimi i saj është bërë nga arkeologët në vitin 1980” shpjegon Dyrmishaj… “Impresioni im i parë  me jep ndjesinë që është një sit shumë I bukur, pavarësisht se nuk kam mundur ende ta vizitoj të gjithin dhe  shoh që është shumë natyror dhe shumë I mirëmbajtur,” ndërhyn  Marku. “Bylisi  si kryeqytet i fisit ilir të bylynëve, ka përjetuar zhvillim të shpejtë, të rëndësishëm gjatë periudhës helenistike. Ndërsa  gërmimet për zbulimin e tij  janë kryer në një fushatë të shkurtër arkeologjike nga Camillo Prasch-Niker në vitet  1917-1918. Gërmimet sistematike filluan  në vitin 1978 nga Institutit Arkeologjik i Tiranës “ vijon bashkëbisedën Dyrmishaj. “Për mua është e bukur, Hyrja përmes atyre portave për në Bylis dukej si diçka misterioze, magjike, hyrja në këtë qytet ka shumë rivju pozitive dhe ne  po gjejmë pritshmëritë tona, qetësinë, shikojmë gjestin e mirëmbajtjues  dhe kujdesit ndaj territorit,rrugicat ndërmjet monumenteve dhe hapësirës natyrore, por sidomos qetësinë ku dëgjohen cicërimat e zogjve.” ndërhyn me finesë londinezja Francës Walker. “Rrugicat ndërmjet bimësisë krijojnë një impresion më të dashur me ambientin, Është një sit i ruajtur mirë  si në kohë  ashtu edhe për ne si vizitorë tani. “– thotë  emocionuar Mark Walker.

“Kjo do të thotë që  pjesa e vizitueshmërisë sivjet nuk do të ketë në fokus vetëm monumentet por edhe mozaikët. Gjatë muajit Qershor do të bëjmë dhe hapjen e një pjese të mozaikëve të tij për vizitorët”.-iu buzëqesh vizitorëve Ornela. Mjegulla, baret, autobusët e kuq dykatësh,ngurtësia  londineze, kanë mbetur  atje larg, në kryeqytetin e famshëm të Anglisë,i njohur  për historinë,traditat dhe jetën e pasur shoqërore. Tani ky çift po shijon, sikurse thotë, diellin, këngën e bilbilave, rrënojat historike dhe hijen e rëndë të  qytetit antik , herë pjesë e shtetit Epirot,herë ilir, herë maqedonas dhe herë romak. Por të gjithë e njohin saj zbulimeve dhe studimeve, që  Bylysi është një qytet ilir me kohë shtrirje ndërmjet shekujve IV para. Krishtit – VI pas Krishtit.

“Do të largohemi sonte drejt Sarandës për në Korfuz. Por do të marrim patjetër me vehte këtë  pamje dhe këtë qytet . Do të rikthehemi sërish- pohojnë ata .

Këtë verë, Parku arkeologjik Bylis ofron hapësirën e tij me shumë momente duke e bërë atë një nga sitet më të bukura dhe një nga qytetet ilire që dominon mbi lumin e Vjosës. Bylisi është një nga pikat më interesantë të takimit të dy qytetërimeve atë ilir e pjesën duke shkuar drejt Epirit. Ky park ka krijuar një hapësirë më të madhe të vizitueshme duke pasur një pjesë të mirë  të monumenteve të mirëmbajtur. Të gjitha fondet e zbuluara nga rrënojat e Bylisit gjenden në  fondin e Institutit të Arkeologjisë dhe në Apoloni. Dhe pak objekte  të tjera janë të ekspozuara në muzeun  arkeologjik të Tiranës dhe në muzeun Historik Kombëtar dhe në muzeun arkeologjik të Apolonisë dhe dhen të ekspozuara një skulpturë, stelë varri dhe disa  mbetje qeramike. Këtë  sezon të ri turistik,parku Bylis  ofron një infrastrukturë më të pasur informuese për vizitorët duke filluar nga sinjalistikat në territorin e parkut, tabelat informuese dhe të gjitha broshurat e nevojshme që cilido vizitor dëshiron.  E rëndësishme është që ky park ka edhe një aplikacion dixhital, ku çdo kush mund ta  shkarkoj në telefonin e tij dhe  të ketë një guidë personale në çdo hapësirë që viziton brenda këtij parku. Nëse në  5 mujorin e parë të vitin 2021, janë regjistruar 1077 vizitorë turistë vendas dhe të huaj, këtë 5 mujor të 2022  numri I tyre është 1300. Ai iu ofron  veç zhvillimit historik dhe kulturor, edhe veprimtaritë e shumta artistike që  marrin  një vëmendje të veçantë. Festivali i Isopolifonisë zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e dhjetra grupeve polifonike nga trevat e Shqipërisë,  në skenën e ish teatrit antik, ku dikur jane luajtur  tragjeditë e famshme të Eskilit e Sofokliut.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj