Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

0
146

Shfaqja “Kukulla”, që trajton tema njerëzore është prezantimi i regjisores Elma Doresi këtë herë para publikut në teatër. Premiera në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” ka në role aktorët Klodian Hoxha dhe Cubi Metkaj. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat teatrore brenda dhe jashtë vendit, vepra e autorit kroat Miro Gravan është këtë herë zgjedhja e regjisores Doresi për t’ia sjellë publikut.  Komedia sjell situata komike, batuta dhe momente humoristike, por edhe dramatike. Regjisorja Elma Doresi tregoi para premierës se është një vepër, që përcjell mesazhe te publiku. “Është një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore dhe është shumë e prekshme në marrëdhënien në çift. Qëllimi jonë ka qenë të shohim realitetin që ndodhemi, ta prekim këtë realitet dhe ti themi njerëzve që na shohin, që disa gjëra janë gabim. Besoj se ja kemi dalë, që të sjellim dhe situata humori, por pa ju larguar asaj që duam të themi me shfaqjen”, tha Doresi ndër të tjera. Në qendër të shfaqjes qëndron Marko, i cili pas një lidhje shtatëvjeçare fillon të përballet me problemet e të dashurës së tij që heziton të krijojë familje. Duke qenë se nuk ai nuk e duroi dot vetminë, pas disa muajsh fillon të jetojë me një grua-kukull, shpikja më e fundit e krijuar për ta bërë njeriun të lumtur. Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, vepra e autorit Miro Gavran është me përkthim nga Artur Lena, kostumografi Sofi Kara, skenografi Beqo Nanaj dhe kompozitor Silver Metkaj.

Marrëdhënia midis një burri dhe një gruaje

Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë të lehta. Ajo që e hutonte një burrë rreth një gruaje mijëra vjet më parë, ende e huton atë. Gratë janë ankuar për disa tipare të burrave për shumë vite. Bota ka parë rritje fenomenale në aspektin e zhvillimit në shkencë dhe teknologji, biologji dhe mjekësi, por asnjë teknologji nuk mund të zgjidhë marrëdhënien komplekse midis një burri dhe një gruaje. “Kukulla” trajton këtë marrëdhënie komplekse midis një burri dhe një kukulle, dhe një gruaje. Kukulla vështron psikikën e këtyre dy komponentëve shumë të rëndësishëm të natyrës. Një komedi e shkruar me inteligjencë dhe me nuanca serioze. Ashtu si të gjitha historitë e mëdha, bëhet fjalë për një grua. Kjo shfaqje u shfaq premierë në qershor 2012 në Storefront & Bench Productions në Nju Jork, SHBA. Përkthyer në anglisht, gjermanisht, polonisht, çekisht, sllovenisht, rusisht, sllovakisht, danisht, holandisht, spanjisht dhe shqip. Shfaqja është luajtur në 15 teatro në SHBA, Kroaci, Sllovaki, Çeki, Indi, Slloveni, Sllovaki, Danimarkë, Kubë, Holandë dhe Australi. Miro Gavran është dhe anëtar i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve. Veprat e tij janë përkthyer në 25 gjuhë. Librat e tij kanë pasur më shumë se 150 botime në vend dhe jashtë vendit. Është i vetmi dramaturg, i cili jeton në Europë, që është bërë një festival dedikuar atij, në të cilën luhen vetëm veprat e tij, që është në Sllovaki, që nga viti 2003 i quajtur Gavranfest.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here