Baleti “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, TKOB: Me vlerë për fondin e muzikës sonë

0
371

Baleti “Para stuhisë” u shfaq për publikun më 20 maj të vitit 1982. 40 vite më parë, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mbylli vargun e Koncerteve të Majit 1982, me premierën e baletit “Para Stuhisë”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruan se ishte kompozuar nga Çesk Zadeja, me koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, libret të shkruar nga Engjëll Tërshana dhe skenografi të Gjergj Marko. “Ishte një vepër e re me vlerë për fondin e muzikës sonë kombëtare”, thuhet nga TKOB në faqen e tij. Interpretuesit e tij ishin emrat e njohur të baletit tonë: Vita: Albana Sulejmani, Mukades Erebara, Domenika Ndreca; Adili: Ilir Kerni, Ludmill Çakalli, Arben Kuçi; Pilo: Hajdar Shtuni, Albert Janku, Ilir Kerni; Kozi: Pëllumb Agalliu, Sokol Noga, Edmond Dhima; Llazi: Skënder Jazexhiu, Miltiadh Papa, Kujtim Hoxha; Nnna: Julika Islami, Sekine Sharofi; Sulejmani: Dedin Suli, Dionis Romano; Beu: Llaqi Nako, Riza Tjegulla, Ludmill Çakalli; tregtari: Jerasim Popi, Meteli Hasa. Çesk Zadeja lindi në Shkodër më 8 qershor 1927, vdiq në Romë më 15 gusht 1997. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane, që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni. Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish që ndiqnin rrugën e tij.Veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here