Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga aksioni blic që po zhvillon policia me urdhër të SPAK, ku mes të arrestuarve janë edhe personazhe të njohur.
Aksioni policor po zhvillohet në disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetin.
Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë edhe në lagjen 5 Maji. Mësohet se Struktura e Posaçme ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh, 19 vetëm në Elbasan, ndërsa në lagjen 5 maji, janë vendosur në pranga 2 persona.
Gazetarja Lala raporton se mes të arrestuarve janë edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Urdhrat janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.
Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.







































