Google search engine

    Zbardhen emrat e personazheve të njohur që janë vënë nën shënjestrën e SPAK, urdhër arreste dhe për dhëndrin e ish zyrtarit të lartë të PS-së

    0
    284

    Si pjesë e 32 urdhër-arresteve të SPAK, në kërkim janë Ervis Martinaj dhe Suel Çela që pritet të arrestohen.

    Bëhet me dije se janë firmosur urdhër-arreste për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin dhe K.Mehja.

    Urdher arrest mesohet se eshte leshuar edhe ndaj shtetasit Kamer Mehja. Urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani, një nga të shumërkuarit që u arrestua disa muaj më parë pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri ku mbeti dhe i plagosur

    SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata e Posaçme më pas i ka miratuar urdhrat e arrestit. Janë firmosur mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve. Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.

    Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here