Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit për Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike është bërë edhe pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht në grupin e LSI-së në WhatsApp është shtuar edhe Garo. Në këtë mënyrë ajo do të jetë në dijeni të çdo njoftimi që shpërndan Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pak ditë më parë, një numër i madh figurash të PD-së u panë të largohen nga grupi zyrtar, ata që ishin pjesë e stafit por edhe deputetë. Ndërtimin e këtij grupi e ka marrë Floriana Garo.








































