Google search engine
Home Aktualitet Publikohet renditja e shteteve që do të performojnë në gjysmë finale, ja...

Publikohet renditja e shteteve që do të performojnë në gjysmë finale, ja kur do të këndojë Ronela Hajati

0
349

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vin në ‘Eurovizion 2022’ me këngën ‘Sekret’ e cila deri më tani numëron miliona klikime në kanalin zyrtar në ‘YouTube’ të festvalit.

Në faqen zyrtare të Instagramit janë publikuar renditjet e shteteve që do të përformojnë në netët gjysmë finale.  Shqipëria do të jetë shteti që do të hapë natën e parë të gjysmë finales së Eurovisionit e cila do të mbahet më datë 10 maj.

Artistja e ka bërë të ditur dhe më parë si lajm ku është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për këtë fakt dhe ka premtuar se performanca e saj në Eurovision do të jetë si asnjëherë më parë dhe se po punon me Klaudia Pepën dhe 4 balerinë Italianë.

Sukseset e këngëtares nuk kanë pasur fund ku shpesh herë është renditur e para nëpër klasifikime si kënga më e dëgjuar duke marrë kështu dhe komente të shumta pozitive dhe duke i uruar artistes fitoren e madhe.

Dhjetë nga 17 shtetet që do të kenë më shumë vota nga publiku dhe juria do të kenë mundësinë të kalojnë automatikisht në finalen e madhe të Eurovizionit  e cila do të mbahet më 14 maj

Ai do të mbahet këtë vit në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.

Publikohet renditja e shteteve që do të performojnë në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here