Google search engine
Home Bota Putin merr goditjen e rëndë, forcat ukrainase eliminojnë një nga komandantët kryesorë...

Putin merr goditjen e rëndë, forcat ukrainase eliminojnë një nga komandantët kryesorë rus (EMRI+FOTO)

0
342

Putin ka marrë sërish një goditje të fortë. Një tjetër nga komandantët kryesorë të ushtrisë së Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës.

Sipas “The Sun” së fundmi është eliminuar kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë.

Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.

Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

Putin merr goditjen e rëndë, forcat ukrainase eliminojnë një

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here