Google search engine
Home Bota Inteligjenca britanike bën publik informacionin e rëndësishëm, zbulon goditjen që po planifikon...

Inteligjenca britanike bën publik informacionin e rëndësishëm, zbulon goditjen që po planifikon Putini: Rusia do që të…

0
265

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka bërë të ditur sot se inteligjenca e saj, sugjeron se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura.

“Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të postuar në Twitter.

“Rusia thuhet se goditi dje një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars 2022”, tha ministria.

“Qasja ukrainase në internet ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpritet si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse në infrastrukturë. Gjatë javës së kaluar, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv.”

Javën e kaluar, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon publikimin e lajmeve të konsideruara të rreme nga autoritetet, duke censuruar më tej shtypin rus dhe duke kufizuar zërat kundërshtues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here