Negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në rajonin e Brestit të Bjellorusisë pasditen e sotme rreth orës 15:00 (13:00 me orën shqiptare).Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky.
Kujtojmë se më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje për krizën ukrainase dhe vuri në dukje se kërkesat e Moskës janë “minimale”.
Ai shtoi se Rusia nuk mund të lejojë që Ukraina të përbëjë një kërcënim për sigurinë e vendit dhe tha më tej se Kievi nuk po vepron në mënyrë të pavarur në negociata.







































