Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Vetëm 5 vota janë renditur nga ana e Rusisë: Rusia vetë, Bjellorusia, Eritrea, Korea e Veriut dhe Siria.
34 abstenime duke përfshirë Kinë dhe Indi.








































