Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko ka ngritur alarmin sot se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin, shkruan BBC
“Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit ukrainas.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”, është shprehur ai.
Deri më tani bëhet me dije se Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus, teksa disa të tjera kanë rënë pjesë e pushtimit.








































