Google search engine
Home Politike Kush është ministri socialist që i shiti dosjen e “Inceneratorëve” Monika Kryemadhit?...

Kush është ministri socialist që i shiti dosjen e “Inceneratorëve” Monika Kryemadhit? Vendi zien për këtë aferë, por ja si qëndron e vërteta

0
307

Skandali me aferën e inceneratorëve duket se ka dalë nga Partia Socialiste. Prej disa muajsh vendi zien nga debati për inceneratorët, ku sipas opozitës, janë plot 430 milonë euro që iu janë vjedhur qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye me iniciativën e Partisë Demorkatike u ngrit një komision hetimor, i cili hetoi aferën e inceneratorëve dhe pritet që gjetjet e tij të përmbledhura në raport do të votohen në seancën plenare të 7 marsit. Por paralelisht çështja e inceneratorëve është nën hetim edhe nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkohë që denoncime për këtë aferë ka bërë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo e fundit dhe presidentit Ilir Meta ishin të partë që e denoncuan këtë megaaferë në media dhe në SPAK, ndërsa rra në sy fakti se ata kishin dijini të plotë për gjithçka kishte të bënte për ndërtimin e tre inceneratorëve, sikundër janë ai i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Në fillim u duk sikur çiviti presidencial Meta-Kryemadhi po e përdorte aferën e inceneratorëve për kredo politike, duke qenë se shumicë e denoncimeve dhe akuzave ndaj mazhorancës socialiste qeverisëse i bën para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Ndërsa kishte nga ata që mendonin se Meta dhe LSI, e kishin ndërmarrë këtë fushatë sulmesh dhe denoncimesh sa i takon dosjes së inceneratorëve si presion ndaj PS, me qëllim që kjo e fundit ta amnistonte kreun e shtetit, duke mos e shkarkuar para kohe nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Megjithatë këto aludime të gjitha qëndrojnë, se kushdo të jetë në rolin dhe pozitën e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe partisë së tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, do të lëvizin të gjithë gurët, më qëllim që të mbijetojnë në relievin e ashpër të politikës shqiptare.

Kush është 1 ministër socialist që shiti dosjen e “Inceneratorëve

Por pavarësisht për sa më sipër kemi thënë, gazeta “SOT” ka mësuar se e vërteta për aferën e inceneratorëve është më e thellë se sa duket. Sipas informacioneve të sigurta, mësohet se lepuri për skandalin me inceneratorë fle diku tjetër dhe ka dalë nga Partia Socialiste. Kështu burime të sigurta nga selia rozë dhe opozita, bën me dije se personi që ka plasur skandalin e inceratorëve është një ministër i qeverisë “Rama 3”. Mësohet se ky i fundit ka lidhje të forta dhe gëzon respektin e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ndërkohë që si rezultat i këtyre raporteve të shëndetshme, ai në mirëbesim iu ka dhenë atyre, të gjithë dosjen e inceratorëve, tek e cila janë të gjitha detajet, nga hartimi i projektimeve për ndërtimin e 3 inceratorëve, tek mbledhjet që ka marrë qeveria “Rama 1 dhe 2” dhe procedurat që janë ndjekur. Pra duhet theksuar se meritën për zbardhjen e kësaj afere që iu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë plot 430 milonë euro, e ka pikërisht ministri socialist, i cili zgjodhi t’i ngulte thikën pas shpine qeverisë dhe partisë së tij, duke i dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim dosjen e “inceneratorëve”. Megjithatë, për të treguar se ishte pikërisht LSI dhe presidenti meta, ata të cilët ishin të partë që denoncuar aferën e inceneratorëve, duke qenë se kishin dijini të plotë për të, e tregon fare qartë edhe një deklaratë që e bërë nga kreu i shtetit pak ditë më parë, kur tha se ishte ai dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ata që kanë monopolin dhe ekskluzivitetin, që zbardhën dhe denoncuan këtë aferë. Sidoqoftë, mbetët të shihet në ditët në vijim nëse kjo pikëpyetje e madhe do të marrë përgjigje dhe do të zbulohet çfarë ka ndodhur në prapaskenë.

Inceneratorët, Basha: Skemë e mirëorganizuar

Partia Demokratike ka reaguar sërish dje përmend një deklarate për shtyp për inceneratorët, ku vijon t’i mëshojë sërish 430 mln eurove sipas saj të vjedhura nga buxheti i shtetit, ndonëse kryeministri Edi Rama në 10 orë dëshmi para Komisionit Hetimor shpjegoi se kjo shifër përfshin shërbimin e menaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047. “Përmes një skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin. Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shkruan Partia Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here