Katër ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi.
Këtë e ka konfirmuar këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Pas asaj ajo hoqi dhe Donaldin nga lista e ndjekësve.
Trixa ka shkruar “Jo histori false”, dhe fjalës “Jo” i ka vënë “X”.
Por zbulohet se cila është domethënia e kësaj shprehje.
Dy ditë para Shën Valentinit, Donaldi brenda shtëpisë pati realizuar një bluzë me fotografinë e Beatrixit.
Ish banori vendosi një shkrim poshtë fotografisë ku shkruante “Jo histori false”, e të cilës sot Beatrix zgjodhi t’i përgjigjej.
Trixa dhe Donaldi ishin prezent mbrëmë në festën e organizuar nga Top Channel, por në asnjë moment nuk u panë bashkë.










































