Google search engine
Home Aktualitet Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e bankës në...

Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e bankës në Tiranë, si u ‘dekonspirua’ plani i tyre

0
285

Për dy ditë me radhë, persona ende të paidentifikuar kanë gërmuar në tunelin e nëndheshëm në Bulevardin “Zogu i Parë”, me qëllim grabitjen e një banke të nivelit të dytë.

Mësohet se kanë qenë qytetarët që kanë dekonspiruar planin e autorëve. Banorët e zonës kanë dëgjuar zhurmat e mjeteve të përdoruara nga autorët gjatë gërmimeve dhe kanë njoftuar policinë.

Pas hetimeve, blutë e Tiranë kanë nisur hetimet dhe kanë zbuluar planin e grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qendër të kryeqytetit.

Autorët kanë punuar gjatë ditës për të mbytur zhurmat, por dridhjet e shkaktuara nga matrapiku dhe pajisjet e rënda kanë sjellë shqetësimin e qytetarëve. Këta të fundit, mësohet se kanë parë dy persona që kanë dalë nga tuneli i nëndheshëm, të cilët mendohet të jenë edhe autorët.

Ky tunel është shumë i gjatë, por ndërhyrja është bërë në rreth 200 metra distancë. Ndërkohë përgjatë bulevardit në pjesën e poshtme ka tunele që kalojnë pranë bankave të nivelit të dytë dhe policia po përforcon hyrjet nëntokësore në degëzimet ku janë institucionet e shumta financiare.

Brenda tunelit, blutë ka gjetur mjetet e punës si edhe sende të tjera, si bidonë uji dhe bishta cigaresh. Gjithashtu policia ka në dorë ka vetëm disa objekte që dyshohet se kanë gjurmë gishtash dhe materiale biologjike, të cilat janë çuar në laboratorin shkencor për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Ende nuk ka asnjë autorë të dyshuar, por hetuesit i kanë fokusuar dyshimet e saj tek punëtorët e angazhuar për rikonstruksionin e bulevardit dhe ka kërkuar listën nga firma.

Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e

Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e

Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e

Dalin pamjet brenda tunelit ku autorët gërmuan për grabitjen e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here