“Buldozeri” i DASH për Ballkanin aksion 14 muaj për arrestimin e politikanëve të korruptuar, ministra e ish-ministra në hetime për tenderat dhe pastrim parash, ja axhenda

0
201

Viti 2022 pritet të sjellë furtunë në politikën shqiptare. Teksa drejtësia po tregon se nuk u druhet më personave të pushtetshëm, do angazhohen personalisht amerikanët për të dërguar pas hekurave të korruptuarit. Pak ditë më parë deputeti i PD, Kreshnik Çollaku tha se më 22 prill SHBA do të sjellë në Kroaci të dërguarin e saj për Ballkanin mbi luftën ndaj korrupsionit, i cili do të asistojë në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe vende të tjera në luftën kundër korrupsionit. Por ardhja e tij në Ballkan duket se do të lërë pa gjumë shumë persona, pasi SHBA kërkon që t’i japë fund pandëshkueshmërisë në një periudhë prej 14 muajsh. I ashtuquajturi “Buldozeri” do vijë në fund të prillit dhe deri në qershor të 2023 duket se SHBA do shkaktojë tërmet në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër Departamenti i Drejtësisë ka përcaktuar dhe fushat ku do fokusohet ai. Përveç korrupsionit në tërësi, një fokus i veçantë do të jetë te shkeljet me tenderat e koncesionet si dhe përfshirja e pushtetarëve në pastrim parsh. “Ndihma do të fokusohet, por nuk kufizohet, në mashtrimin e prokurimeve, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, FinTech, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo do të përfshijë asistencë teknike, mentorim dhe këshilla për hetimet, ndjekjet penale, si dhe vendimet e rasteve. Do të përfshijë gjithashtu analiza dhe këshilla për ligjet ekzistuese ose në pritje. RLA (Këshilltari i Përhershëm Ligjor) do të koordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë me këshilltarët e tjerë të caktuar në vende të ndryshme të Ballkanit. RLA gjithashtu do të punojë ngushtë me stafin e Ambasadave Amerikane në vende të ndryshme të Ballkanit, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së”, thuhet në reagimin e DASH.

Të rrezikuarit

Nëse shihet me kujdes, fokus i veçantë do të jetë te prokurimet publike. SHBA do të asistojë në hetime dhe nëse ndodh kjo, janë të rrezikuar shumë emra. Në SPAK janë mbi 90 dosje që kanë të bëjnë me prokurimet ose tenderat. Në disa raste ka të paditur shumë ish-ministra dhe disa ministra. Rasti që mund të tronditë vendin është ai i koncesioneve në shëndetësi. Ndërkohë që sipas informacioneve do ketë zhvillime me koncesionin e inceneratorëve ku rrezikohen dhe ministra e deputetë e disa kryetarë bashkish. Fokus tjetër do jetë pastrimi i parave. Ka shumë politikanë me pasuri sheikësh dhe disa i kanë dërguar paratë jashtë vendit. Fakti që SHBA do monitorojë të gjithë Ballkanin, do të thotë se do të ketë koordinim me shumë shtete dhe ky është një sinjal se do shkohet te zbulimi i parave korruptive të fshehura jashtë. Ka deputetë dhe zyrtarë shumë të lartë që kanë nxjerrë miliona në bankat e Zvicrës, Qipros apo Anglisë. Me ardhjen e tij rrezikohen edhe personat “non grata”. SHBA e ka bërë të qartë se duhet të ketë hetim për ta dhe duket se presioni ndaj SPAK do të shtohet pas muajit prill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here