“Lidhja e Berishës me Metën është shumë e vjetër”, Fatos Klosi zbulon të fshehtën, ndërhyn edhe Idajet Beqiri dhe plas ‘bombën’: Pse nuk e thua troç, thuaje që…

0
59

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka zbuluar se lidhja e Ilir Metës me Sali Berishën është shumë e vjetër.

“Marrëdhëniet e LSI-së me PD-më janë të vjetra. Shumë më të vjetra se sa e dinë shumica e njerëzve, janë histori edhe para ’97-ës dhe të 97’-tës, pavarësisht se LSI u krijua goxha vonë,. Por marrëdhëniet e Ilirit që ka qenë absolut, LSI është parti personale t ij. Grupi që u nda në atë kohë nga PS shpresonte se do të ishte Rexhep Mejdani në krye të partisë së re, por në atë kohë Rexhepi tha jo  nuk është mirë të ikim nga partia. Por lidhjet e Metës me Berishën kanë qenë të vjetra”, tha Fatos Klosi.

Në këtë moment ndërhyri edhe avokat Idajet Beqiri, i cili bëri një deklaratë të fortë.

“Po pse nuk e thua troç, thuaje që ishte tek Saliu Iliri dhe ’92-shin e dërgoi Saliu tek PS-ja me marrëveshje. Si garancia kryesore e tij për të bërë ndryshimet’, tha Beqiri.

“Unë përmenda atë që konsiderohet si marrëveshja e parë e Ilirit me Berishën, të 2009-ë. Në mbledhje të Kryesisë, përveç Dritan Priftit që e kishte bërë deklaratën që mbase unë shkoj edhe me Berishën, Gjithë Kryesia reagoi, ore ç’është kjo deklaratë, do mbajmë ne qëndrimi ndaj këtij njeriu që është i joni gjoja dhe ky. Ilir tha nuk ka problem se do ta sqaroj unë këtë, të nesërmen u bë koalicioni zyrtarisht”, u shpreh Klosi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj