“Lexoje marrëveshjen”/Çfarë po ndodh? Qytetarët i zënë pritë para Kryeministrisë Ramës dhe bëjnë paralajmërimin e rëndësishëm: Protestat më tej do të jenë të dhunshme!

0
128

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit po zhvillojnë sot në protestë para Kryeministrisë për prishjen e banesave të tyre.

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.

Një banor tjetër thekson se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por nuk mund të trajtohen me akt normativ. Gjithashtu, ai paralajmëron përshkallëzim të protestës.

“Kemi mbi 20 vite që jetojmë atu dhe me kod civil jemi pronarë dhe jo zaptues. Kryetari i bashkisë tha mbrëmë që janë zaptues, jetojnë nëpër kasolle. Unë nuk e prisja që ky kryetar ka marrë votat e këtyre banorëve. Kemi 4 muaj që protestojmë për pronën.

Nuk është dëgjuar fjala jonë. Kemi protestuar për të drejtën e pronës. I kemi kërkuar që të na japin një dëgjesë publike, një sqarim. Realisht nuk na është dhënë asnjë sqarim. Kam 17 vite që jam në proces legalizimi. Kam 35 vjet në atë zonë, qëkur kam lindur. Çfarë qeverish kanë ardhur dhe kanë ikur vetëm premtime. Nuk duam premtime, por gjëra konkrete.

Nuk jemi kundër zhvillimit të asaj zone, por mos na trajto me akt normativ për fatkeqësi natyrore. Ne të na trajtojnë si pronarë. Unë personalisht dal në ms të rrugës nesër për një arsye. VKM nuk është ligj. I bëj thirrje Erion Veliaj sot je ti nesër vjen dikush tjetër. në datë 22 dhe banesa prishet në orën 10. Në date 22 vajza ime ka ditëlindjen dhe mua më prishet shtëpia. Ta garantoj që do të ketë protestat dhunshme, por edhe greva urie”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj